Bon, Gjermani – Disa njerëz mund të jenë të dëshpruar kur pasi që udhëtojnë një rrugë të gjatë për të dëgjuar bendin e tyre të preferuar, nuk arrijnë të shohin koncertin. Kjo më ka ndodhur të premten. Duke hëngër shnicëll dhe biseduar me shokë të mirë, dhe pasi e kam përfunduar një shkrim, e kam humbur ndjenjën e kohës dhe kam arritur të shkoj vetëm në fund të koncertit të Belle and Sebastian në Këln.
Ishte e duhur vetëm një këngë për të arsyetuar udhëtimin nga Prishtina. Me notat e para të “Sleep the Clock Around”, kujtime të para një dekade u rikthyen.
Për herë të parë e kam parë live pop indie grupin skocez më 9 shtator 2001, në San Francisko. Belle and Sebastian më kishin infektuar para një viti e gjysmë. E kisha rastin jashtëzakonisht të keq që kisha 16 vjet. Proteza, pakës shokë, pa femër dhe pa drejtim. Pastaj kam dëgjuar “Get Me Away From Here, I’m Dying”. Në meditimin e këngëtarit Stewart Murdoch mbi kotësinë vërehet melankoli dhe zgjuarsi, dhe kënga arrin të jetë frymëzuese: “Me një buzëqeshje fituese, djali / Me naivitet i’a arrin / Në momentin e fundit, unë qajta / unë gjithmonë qaj në fund”.
Nuk kishte kthim pasi që e kam dëgjuar atë këngë. Jeta ime ndryshoi pas që dëgjova për herë të parë Belle and Sebastian. Grupi u bë soundtrack për diçka si një rilindje personale pasi në atë kohë gjithashtu kuptova që thirrja ime është gazetaria. E panevojshme të them, pritja me padurim të shoh këtë grup live.
Atë natë në The Warfield, një vend legjendar për muzikën rock në San Francisco, grupi filloi me këngën “Sleep the Clock Around”. Këtë e mbaj në mend mjaft qartë për shkak se sulmet e 9 shtatorit ndodhën dy ditë më vonë. Kënga ishte frikshëm relevante me vargjet e saj “Dhe kur i pa të gjitha të vijnë, ishin duke e valuar flamurin / e Shteteve të Bashkuara të Kiametit, hej! / Pas gjithë asaj që ke bërë, djalë, e di që do t’a paguash”. Pjesa tjetër e mbrëmjes nuk ka shkuar aq mirë. Vajza me të cilën kisha dalur, Katie, u sëmurë. Kemi dalur nga koncerti pas vetëm disa këngëve. Pasi që e përcolla në shtëpi, më kurrë nuk e kam parë. Kontakti ynë i fundit ishte në një bisedë të ndezur në AOL Instant Messenger rreth asaj se a duhet Shtetet e Bashkuara të shkojnë në luftë në Afganistan.
11 shtatori dhe një takim i pasuksseshëm nuk janë kujtime të mira adoleshente. Por është një përvojë e fuqishme të kthehesh atje me një këngë të vetme – një këngë që unë ndjehem mjaft me fat që e kam ndërlidhur me historinë time personale.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.