Njerëzit

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Shkrimi nga Arabia Saudite

Nga: Laura Moth

Duke u rritur, kam absorbuar mjedise “ekzotike” të reja pa e vërejtur shumë këtë gjë. Më kujtohet se jam ndjerë e eksituar dhe e magjepsur nga vendet e reja, por edhe këto ndjenja nuk më prishnin shumë rehatinë. Prapë do të jemi të eksistuar dhe të magjepsur. Kështu që kur jam rritur kam pasur një përvojë mjaft solide të personit që jeton jashtë vendit të saj. Mirëpo, në moshën 31 vjeçare më në fund kam përjetuar shok kulturor. Kjo ndodhi në Arabinë Saudite.

Mjaft normal: kurrë nuk kam jetuar në mes të një shkretëtire të madhe në një shtet policor mysliman. Megjithatë, prapë është interesant se si Arabia Saudite ishte në gjendje të tejkalonte mburrjen time gati koloniale. Isha e mpirë. Dielli ishte shumë i madh. Ajri ishte si batanije leshi. Çfarëdo qenie bimore e shtazore dukej si e mashtruar të jetë atje. Por ja ku isha, e kontratuar të punoj një vit në një qytet që dukej... i pamundshëm. Riadi është një rrjet betonik me përplot SUV dhe me projekte të peizazhit që thithin ujin e që janë të instaluara për të lehtësuar jetën e të huajve të çmuar të qytetit, të cilët nuk janë mësuar me motin këtu. U ndjeva po aq rahat aty sa një lule e ndjeshme e vendosur me kujdes në vazo në barrin artificial pranë bazenit tonë.

Pasi më kishte goditur shoku kulturor, instinkti im i parë ishte të shkruaj. Në rregull, instinkti im më i thellë ishte ndoshta të pij një xhin tonik në verandë dhe të ankohem për “vendasit” – çfarëdo gjëje që të mbijetoj. Por më është dashur t’u jap kuptim gjërave, kështu që kam shkruar. Mirëpo, të shkruash në Mbretëri, në lidhje me Mbretërinë, është një aktivitet i dyshimtë. Së pari, nuk mund të marrësh pjesë në bisedën globale për këtë temë në atë masë në të cilën dëshiron. Kjo bisedë të arrin nëpërmjet filtrit të bllokuar të internet censurës nacionaliste dhe islamiste – nganjëherë enigmatike (nuk kisha mundësi të lexoj as ProAstro Horoskopin tim të dashurisë as shkrimet e Matt Taibbi për Occupy), ndoshta për shkak të praktikës së mbrapsht demokratike për të bllokuar faqet në bazë të rreth 1,200 kërkesave të qytetarëve që arrijnë çdo ditë. As nuk më shkonte mendja të shkoj në dyqane të librave dhe gazetave për të gjetur më shumë informata. Ndonjëherë huazoja numrat e vjetëruar të Le Monde, por përndryshe shihja vetëm Wordsworth Classics (ku dominonte Jane Austen), Dan Brown, Twilight serinë, udhërrëfyes, dhe – ju lutem që dikush të spjegoj këtë – kopje të pafundme të Freedom (Lirisë) të Jonathan Franzen.

Së dyti, aktivitetet në internet janë nën mbikqyrje të gjerë. Me siguri që shumica e emailave të mi nuk janë lexuar, edhe pse më pëlqen të mendoj që të paktën disa agjentë të shtetit saudit i kanë regjistruar komentet e mia mbi mjekrën çuditërisht gjeometrike të Mbretit Abdullah. Por kërcënimi i mbikqyrjes është, natyrisht, një pengesë, sikur që thonte Foucault për arkitekturën panoptike të burgut. Çdo blog duhet të regjistrohet me Ministrinë e Kulturës dhe Informimit. Shkrimi qe ofendon besimet saudike vahabiste dënohet me vdekje me anë të ligjeve të braktisjes – fat ky me të cilin mund te ballafaqohet gazetari Hamza Kashgari pas shkrimit kohëve të fundit në Tweeter në lidhje me Profetin.

Kështu që ne zakonisht nuk dëgjojmë shumë për Arabinë Saudite deri kur autori i shkrimit nuk është jashtë. Pastaj lulëzon një industri e vogël e “përvoja ime e çmendur në Arabinë Saudite” autobiografive nga kolegët e mi refugjatë të shokut kulturor, duke filluar nga shkrime më të mprehta (Carmen bin Laden, Qanta Ahmed) e deri tek ata më të lehtë që mbështeten në variacionin sensacional të arabëve për të treguar tregime. Ata më morën pasaportën dhe i’a dhanë kujdestarit tim: atëherë e kuptova që Mbretëria me të vërtetë më kishte kapur për vezorë. Kur e kam shkruar artikullin “Në një shtet policor fetarë, gratë saudite organizojnë një rebelim sensacional” për numrin e ardhshëm të Kosovo 2.0, brenga ime kryesor ishte të eksploroj përvojën e përditshme të grave në Arabinë Saudite e jo vetëm të jap një llogari tjetër të viktimizimit të tyre të njohur. Shumë sy të botës janë në gratë saudite, por lajmet dhe literatura e popullarizuar zakonisht përqëndrohen në një repertor të ngushtë të tregimeve rreth përparimeve të dyshimta apo pengimeve të dhunshme në të drejtat e grave. Si ka thënë kohëve të fundit një princeshë saudite, edhe shqetësimi i sinqertë perëndimor për gratë saudite është çuditshmërisht (ndoshta) i përqëndruar vetëm në çështjen e vozitjes.

Ka shumë për të thënë rreth Arabisë Saudite dhe çuditërisht pak është thënë. Pikë e rëndësishme në lidhje me repertorin e përmendur më sipër është se ai injoron çdo gjë që ndodh jashtë sferës publike. Dhe në këtë anashkalim mediat perëndimore rregullisht nuk u japin zë grave arabe, veprat e të cilave janë të kufizuara në sferën publike, por të cilat flasin me zë të lartë në sferën private dhe gjysmë-private. Për më tepër, mënyra se si gratë veprojnë publikisht shpesh është tepër delikate për të ofruar lajme dramatike. Duke i kushtuar vëmendje këtyre hollësive, unë kam qenë e magjepsur të jem dëshmitare se si mbulimi punon kundër vetvetes, duke krijuar një kulturë vizuele intensive (dhe nganjëherë tepër sensuale).

Nëse bota është duke pritur që gratë saudite të rebelohen, ajo duhet të filloj të zhvendos fokusin nga spektaklet dramatike publike të cilat i paraqesin mediat. Kjo sepse rebelimi po ndodh, dhe ne nuk jemi duke e vërejtur. 

Për më shumë mbi pervojat e Laurës në Arabinë Saudite, lexojeni tregimin e saj të plote në revistën "Religjion" të Kosovo 2.0, e cila do të lansohet me 21 maj!

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Marie Fette
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art