Njerëzit

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Top 15 gjërat që më bëjnë të dëshiroj që përsëri të isha fëmijë

Nga: Danijela Šimrak

Ndoshta e ke vërejtur, por herë pas here unë bëhem nostalgjike. Në muajt e fundit kjo reklamë më mbushi sytë me lotë në disa raste. Është përplot nostalgji. Momentin kur djali i gjen klikerat e vjetër në një kavanoz të vjetër plastik të Cedevitës më kthen mbrapa në kohë, në kuptim të plotë të fjalës – pikërisht kështu të gjithë i kemi mbajtur klikerat. Nuk pi më as Cedevita as pije tjera të gazuara (vdekje për mëlçi), por isha mjaft patetike të shkoj me shpejtësi në supermarketin më të afërt dhe të blej një paketim të sapo-lëshuar të stilit të vjetër, vetëm që të mund të kem këtë kavanoz një herë e përgjithmonë.

Kurrë nuk mund të vërej se çfarë është objekti i vërtetë i nostalgjisë sime. A janë vendet, njerëzit, sendet apo vetëm ndjenja e pafajësisë që është humbur në procesin e rritjes? Përderisa unë mendoj për këtë, më poshtë është lista e gjërave që nxisin nostalgjinë time.

1. Klikerat

Ata ishin prona më e çmuar e çdo fëmije. Ne nuk e kuptonim vlerën e parave, por klikerat ishin thesar. Gërmonim vrima në tokë nëpër tërë lagjen për të luajtur lojrat tona; madje djemtë më trima gërmonin vrima në shtigjet e thyera të çimentos para ndërtesave.

2. Roshlla

Jo versioni shik i shekullit 21, por ato retro që të bënin të ndjehesh sikur ke nga një shportë të blerjes me katër rrota të ngjitur në çdo këmbë.

3. He-Man and the Masters of the Universe (He-man dhe zotët e universit)

Filmi i vizatuar i preferuar i çdo fëmiju. He-Man ishte i mrekullueshëm dhe i fuqishëm. Ai kishte një shpatë dhe dukej si një version cool, më mashkullor i Ken kukullës. Pasi që kjo u përmend, aktiviteti im më i preferuar ishte t’u heqi kokat Barbie kukllave dhe t’u prej flokët. Në fund i varja në drurin e kajsisë në oborrin mbrapa shtëpisë.

4. Kënga në fillim të Perfect Strangers

Seriali im i preferuar i viteve të 80-ta me këngën e paharruar që sapo e dëgjoj e vë një buzëqeshje në fytyrën time.

5. Kinder Lada dhe Kinder vezët

Kënaqësia më e shtrenjtë dhe më e dëshiruar, nëse ke qenë me fat, do e merrje një vezë për Krishtlindje dhe një për Pashkë, e një kavanoz me Kinder Lada duhej të zgjaste për një muaj të tërë.

6. Flipera

Vetëm disa kafiqa kishin flipera, por natyrisht, fëmijët nuk janë të lejuar të shkojnë në kafiqa. Për fat të mirë, jam rritur me dy kushërinjë më të vjetër e dinak. Ata ndërtonin makina të thjeshta të fliperave nga dërrasa të thjeshta, gozhda, llastika dhe dy kapëse të rrobave.

7. Batman

Një nga filmat e parë “për të rritur” që e kam shikuar. Pres me padurim ditën kur do e njoftoj fëmiun tim me botën magjike të Burton-it.

8. Këmisha nga fanella me kocka dhe pantolla me karahosha

Fëmijët jugosllav të viteve të 80-ta ishin një hap përpara kur vjen puna te moda. Kushdo që ka kontribuar në popullaritetin e këmishave nga fanella me kocka në epokën e grunge-it të viteve 90-ta si duket kurrë nuk ka kaluar kohë me cool fëmijët në lagjen time.

9. Çamçakëza dhe lëpize me shije të çuditshme

Në atë kohë shija ime e preferuar ishte e mollës, kryesisht për shkak se ky çamçakëz kishte një ngjyrë të bukur dhe elegante të gjelbër fluoreshente. Unë qëndroja para pasqyrës dhe bëhesha kinse një jashtëtokësor po del nga goja ime. Kjo na çon tek nr. 10.

10. “Alien” (Jashtëtokësori)

Njëherë e një kohë sci-fi ishte mahnitës pa shumë ndihmë nga teknologjia dhe efektet speciale. Me siguri je duke menduar pse më kanë lejuar të shikoj filma të tillë. Në mbrojtje të nënës sime – kam qenë një fëmijë shumë i qetë që dilja nga krevati vonë natën dhe vjedhurazi shkoja në dhomën me TV. Edhe sot, TV është një nga kënaqësitë e mia më të mëdha.

11. Shkollash, hullahop, kërcim i konopit dhe luajtja me llastikë

Ne ishim, pa dyshim, gjenerata e fundit e fëmijëve aktiv. Më ka marr malli të shoh numrat e vizatuar me shkumës për lojën shkollash në sheshe të lojrave dhe parkingje.

12. The Goonies

Sepse një grup shokësh, harta, piratët dhe thesari i fshehur janë e gjitha që nevoiten për një aventurë të përsosur.

13. Shurup i shtogut

Fëmijëria ime e tërë ka pas shijën e shtogut. Vera dhe akullore e bërë në shtëpi me lëng të shtogut, të çmuara.

14. Kuti për pez bonbone

Një kënaqësi tjetër e shtrenjtë dhe e rrallë; gjithmonë mirëpritej me lumturi histerike.

15. Filmat e viteve 80-ta me adoleshentë të John Hughes

The Breakfast Club (Klubi i mëngjesit). Weird Science (Shkenca e pazakontë). Pretty In Pink (E bukur në të pembe). Ferris Bueller’s Day Off (Dita e pushimit e Ferris Bueller). Sixteen candles (Gjashtëmbëdhjetë qirinj). Nuk jam person gjykues, por as mos më fol nëse e urren ndonjërin nga këta filma.

Tani që e ke parë listën time, më trego, çfarë nxit nostalgjinë tënde? 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art