Nuk kam qenë në Prishtinë për një kohë të gjatë, tepër të gjatë. Vazhdimisht e shtyej udhëtimin, ndonjëherë nuk kam para, kurrë nuk kam kohë, kam për të mësuar për provime e kështu me radhë. Kam harruar çfarë do të thotë të paloj valixhen të premten dhe të shkoj në Prishtinë për fundjavë, dhe të hënën të mendoj për pasojat. E vërteta është se nuk kisha mjaft guxim për të shkuar. Me vetëdije, për shkak të gjitha gjërave që i kam përmendur më lart. Pa vetëdije, për shkak të frikës se nuk do të ishte e njëjta Prishtinë në të cilën gjithmonë kam shkuar. Mendova se gjërat kishin ndryshuar dhe që unë kam ndryshuar.
Të martën e kaluar kam bërë një plan sekret se si të shkoj në Prishtinë. Përbëhej nga gjetja e vendit ku të fle, gjetja e parave, dhe gjetja e mënyrës si t’i bindi prindërit të më lejojnë të shkoj. Por vendimi ishte marrë. Të premten do të jem në autobus që shkon për në Prishtinë. Nuk jam e interesuar në asgjë. As në barrikada, as në politikë. Do të shkoj të shoh shokët. Të pij kafe dhe të dal.
Si gjithmonë, gjërat ndodhin ashtu si ne duam që ato të ndodhin.
Të premten në mëngjes, jam në autobus. Diku në gjysmë të rrugës pranoj një mesazh në Facebook: “Mirë se vjen në qytetin tonë.” Në afërsi të pompës së benzinit më kap euforia dhe nuk mund të fle.
Arrij në Prishtinë pasdite. Jam e lumtur, por jam plotësisht e vetëdijshme që lumturia ime është e paarsyeshme. Jam me një grup të cilët kishin ardhur për vizitë nga Beogradi. Nuk e heqi buzëqeshjen nga fytyra. I shikoj ata, ata më shikojnë mua. Qeshi, e edhe vetës i dukem qesharake. Në Prishtinë ka diell, është një ditë e bukur. Unë jam në Prishtinë.
Në mbrëmje, kur ishim në kafiq së bashku, na u afrua një djalë 17 vjeçar që shet cigare. Kur e kuptoi se jemi nga Beogradi, filloi të përmend emrat e muzikantëve popullorë që i dinte dhe na tregoi historinë e vllaznim-bashkimit.
Hyra në taksi me “dobro vece.”
Ditën tjetër në park një njeri na ndali me pyetjen: nga jeni? Nga Beogradi, ne u përgjigjëm. Ai na tha: shumë mirë që keni ardhur këtu, bash mirë.
Natën, në klub, të gjithë ishin pak të dehur dhe Dubioza bënte muzikë.
Isha ulur dhe shikoja. Serbët dhe shqiptarët. Ata flasin, ata qeshin. Ata pijnë tekilla. Njerëz të ndryshëm kalojnë, por askush nuk i kushton vëmendje se çfarë gjuhe flasim. E pashë që Prishtina është ende e njëjtë. Por në mënyrë që të qëndroj ashtu, të gjithë duhet të luftojmë për të. Duhet të luftojmë kundër gjithë të tjerëve që dëshirojnë që ne të përlahemi. Të gjithëve që na thonë se jemi të ndryshëm dhe se nuk mund të jemi shokë. Kushdo që thotë se është e pasigurt të shkosh në Prishtinë apo Beograd, gënjen.
Vendosi të mos kem frikë. Sepse nëse isha frikësuar të vij, do të kisha humbur Prishtinën. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me qytetin apo politikën. Do të kisha dështuar të përmirësoj jetën time. Sepse vetëm kur i kupton gjithë të tjerët mund të kuptosh veten. Dhe Prishtina është pjesë e imja.
Tani e kuptoj se më vije keq për të gjithë ata që frikësohen, sepse ata nuk e dijnë nga çfarë kanë frikë. Më vjen keq për të gjithë ata që kurrë nuk do të vallëzojnë me Dubiozën në Prishtinë dhe të kuptojnë pastaj se ishin të frikësuar pa ndonjë arsye.
“Ka pasur kaq shumë gjëra në jetë nga të cilat kemi pasur frikë. E nuk është dashur – është dashur të jetojmë.”
-Ivo Andrić.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.
Ilustrimi: HMF
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.