Njerëzit

Arkivi
2012

Maj (35) Prill (38) Mars (41) Shkurt (40) Janar (42) Më të vjetra

Ajo që mbaj në mend rreth Prishtinës

Nga: Cameron Alford

Si shumë vizitorë të huaj, Kosova më tërhoqi për shkak të joshjas së saj të historisë së konfliktit dhe pavarësisë të deklaruar kohëve të fundit. Pritja të gjej varfëri, veçanti, dhe paqartësi. Gjatë katër ditëve, i mikëpritur nga një çift vendas, kam qenë i impresionuar me disa gjëra shumë të ndryshme.

Në vijim janë disa fragmente nga shkrimet e mija në ditar që i kam bërë në Prishtinë, me 1 janar:

Natën e kaluar, pasi që rastësisht kam hasur në muzikë jazz në një librari, isha i ftuar të festoj Vitin e Ri me një familje shqiptare. Unë, një surfer i rastit i kauqit, jam trajtuar si një mysafir i veçantë – i shërbyer i pari, i inkurajuar të ha më shumë se mundja, i pyetur mjaft pyetje sa të ndjehem si ylli i programit, e madje edhe i dhuruar një CD me muzikë shqip. Ishte e rehatshme, ishte darka ime e Krishtlindjeve, dhe ishte e përkryer.

E shoh një vajzë duke luajtur klarinetë në TV – e njëjta që e kam takuar më parë gjatë ditës në kafiq! Ajo është ajo që më tha se do me takon sonte nëse nuk mundem vetë të gjej rrugën deri në jazz barin Hamam! Natyrisht, kjo më pëlqen. Kjo nuk ndodh në vendin nga jam unë.

Në një bar plot njerëz, përderisa pija raki me Nitën, e takova një shoqe të saj dhe shpejt e mësova se ajo është motra e dikujt me kë kam pirë birrë në Sarajevë para ca ditësh. Çfarë? Jemi 12 orë me autobus larg.

Në klub, përpiqem të humbas veten në muzikë, por nuk mund të mos ndalem herë pas here të shikoj përreth se kush mund të jenë duke e gjykuar të huajin e ngathë i cili me druajtje është duke lëvizur në gjendje të dehur. Si duket askush nuk mërzitet.

Tre djemë 18-vjeçarë filluan të bisedojnë me mua, për shkak të një cigare që isha gati të ndez. 10 minuta më vonë, jam i impresionuar jo vetëm me nivelin e tyre të pjekurisë (krejt ndryshe nga meshkujt tipik amerikanë të së njëjtës moshë), por edhe me mikpritjen e tyre. Përderisa ata bëhen gati të largohen, e gjej një cigare dhe një tjetër latte në tavolinën time, edhe pse ata e dinin që i kam të dyja në xhep. I shkëmbyem emrat në Facebook, ata më shtrënguam dorën dhe më dëshiruan çdo të mirë.

Po, Prishtina i ka gjërat e saj të çuditshme (një rrugë me emrin e një ish-presidenti amerikan, për shembull), dhe jo, plani i saj urbanistik, karakteristikat fizike dhe pastërtia nuk i shtojnë nivelit të saj të përgjithshëm të rehatisë. Por pas katër ditësh të përvojave tërësisht pozitive me njerëzit që i kam takuar, e kam gjetur veten duke u ndjerë me të vërtetë mjaft rehat.

Ajo që pashë në Prishtinë është një vend që me padurim pret të largohet nga ndikimet e fqinjëve dhe ndikimet ndërkombëtare, që t’i lejohet t’i tregoj botës se çfarë është me të vërtetë. Imazhi i saj në pjesë të caktuara të botës si një vend i shkatërruar nga lufta, si një vend “i rrezikshëm” do të vazhdojë të tërheq turistët që do të vijnë një herë, do të ndalen tek Bill Clinton-i dhe selia e EULEX-it, dhe do të largohen pas disa ditë. Por realiteti i saj si një vend intim e mikpritës, do të rezonojnë me disa që do t’u tregojnë të tjerëve dhe do të digjen për t’u kthyer.

Më duket qesharake dhe ndriçuese që kam ardhur në Prishtinë duke pritur të ndjej shenjat e konfliktit, dhe jam larguat i prekur butësisht nga shkëlqimi i një cigare.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Ilustrimi: Marie Fette

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art