














25 korrik, Dita e Galicias, Dita e Apostullit Santiago, ose Dita e Shtetit Galician. Një ditë për të festuar, për të organizuar ahengje, për të lartësuar kombin shpesh të mohuar dhe, mbi të gjitha, për të denoncuar situatën e mungesës së sovranitetit ekonomik dhe politik.
Galicia* është një komb brenda shtetit spanjoll si Vendi Bask dhe Catalunya. E ka gjuhën dhe kulturën e tij, por nuk është shumë i njohur për shkak të neglizhencës dhe shpërfilljes nga institucionet spanjolle.
Çdo vit, mijëra njerëz demonstrojnë për të kërkuar të drejtën për vetëvendosje. Të drejtën për të vendosur rrugën tonë.
Si zakonisht, nacionalizmi galician, me diversitetin e tij plot ngjyra e ka drejtuar kërkesën për demokraci, drejtësi ekonomike dhe respekt për kulturën e tij.
Shikuar nga cilado pikëpamje, është e qartë se nacionalizmi emancipues galician ka pasur rëndësi të madhe në mbijetesën e galicianëve si popull. Duke kërkuar respekt për gjuhën dhe kulturën galiciane, duke mbrojtur ekonominë dhe mjedisin galician nga politikat e jashtme dhe, me një fjalë, duke mbrojtur njerëzit galician.
Kur e pyes veten se si do të ishe Galicia pa nacionalizmin emancipues, nuk mund të paramendoj përgjigjen e saktë, por jam i sigurt se do të ishte më pak Galicia. Ky koleksion i fotografive është një kontribut modest dhe shprehje e mirënjohjes për njerëzit që gjithmonë luftuan për drejtësinë ekonomike, demokracinë e vërtetë, vetëvendosjen dhe për një shtet të quajtur Galiza.
*(Galicia në gjuhën spanjolle, Galiza ose Galicia në gjuhën galiciane, edhe pse emri i vetëm zyrtar është Galicia).
Ky shkrim dhe përmbledhje e fotografive fillimisht janë publikuar në blogun e Javier Lopez de Prol: http://jlprol.wordpress.com/
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Javier Lopez Prol
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.