Ndoshta pyetje jo e popullarizuar, por trajtimi i dokumenteve sekrete mbi Z. Xhavit Halitin më shtyen t’a shtroj.
Kur Perëndimi vendosi të ndërhynte në Kosovë, Clinton refuzoi të dërgoj trupa tokësore. Për këtë arsye NATO bombardoi vetëm nga ajri, për tre muaj. Shumica dërrmuese e vrasjeve të qytetarëve shqiptarë të Kosovës nga ana e regjimit të Miloševićit ka ndodhur gjatë këtyre tre muajve, e në këtë kohë janë zhvendosur edhe shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës. Përse? Sepse regjimi dhe forcat e tij kishin pak për të humbur: ata ishin duke u bombarduar, e dinin se ushtarët nuk do të vinin, dhe e dyfishuan bastin e tyre: në rastin më të keq, do të dorëzohen; gjë që ata në fund e bën, por pas tre mujave të gjatë. Pra, dallimi në mes bombardimit dhe pushtuimit mund të matet me numrin e atyre njerëzve të pafajshëm të vdekur dhe të zhvendosur. Sigurisht, disa do të kishin vdekur ose do të ishin zhvendosur edhe po të kishte pasur trupa tokësore, por me siguri shumë më pak: mendojeni se sa shpejt ushtria amerikane e ka pushtuar Irakun. Me fjalë të tjera, trupat tokësore do të kishin qenë mënyra më e mirë për të ndërhyrë, nëse qëllimi ishte për të shpëtuar popullsinë nga represioni; u zgjodh një metodë tjetër për shkak se qeveria e SHBA-ve, dhe ato të shumë vendeve të Evropës, nuk mund të toleronin të humbnin asnjë ushtar të vetëm. Dhe në fakt asnjë ushtar nuk ishte humbur. Por u humbën shumë qytetarë të pafajshëm.
Në vitin 2004, KFOR-i amerikan e ka shkruar një raport duke thënë se Z. Xhavit Haliti është një njeri mjaft i keq dhe i rrezikshëm. Ky raport u zbulua disa ditë më parë, dhe fitoi shumë publicitet. Natyrisht, pyetja është përse ata nuk i kanë thënë askujt nëse mendonin se ky person është i keq dhe i rrezikshëm: nëse mandati i tyre është të mbajnë Kosovën të qetë dhe të sigurtë, prania e këtij njeriu në Kosovë e bën vendin pak më pak të sigurt: pse të mos u tregohet policisë dhe gjyqtarëve? A mos i janë frikësuar ndonjë reagim nga ai dhe miqtë e tij? Sigurisht që jo: ata janë ushtarë, kanë armë dhe tanke, dhe nuk kanë frikë. Por KFOR-i ishte mjaft i ruajtur në reagimin e tyre, ata thanë këtë: “KFOR-i ka nisur një hetim të brendshëm në lidhje me origjinën e këtij dokumenti dhe çështjeve të tjera që lidhen me të. Pasi që çështja është nën hetim, ne nuk mund të komentojnë në lidhje me raportet që u shfaqën në internet apo në media”. Pra, ata thonë se ky dokument ndoshta nuk është i vërtetë, ata do t’a kontrollojnë; dhe vë një akullnajë zvicerane bast që ata kurrë nuk do të na tregojnë nëse raporti ishte i vërtetë apo jo. Sikur ata të kishin thënë vetëm se nuk kanë asnjë koment, ne të gjithë do të kishim kuptuar se dokumenti është i vërtetë dhe se atyre u vije keq që ai u zbulua. Por jo: ata zgjodhën të vëjnë në dyshim se ndoshta ai nuk është i vërtetë. Me këtë gjë ata e ndihmuan njeriun e keq dhe të rrezikshëm, i cili tani mund të thotë se e gjitha është një manipulim. Pra, pyes përsëri: a mbetën të heshtur për shkak se kishin frikë nga ndonjë reagim nga ai dhe miqtë e tij? Dhe këtë herë përgjigjem: ndoshta po. A është kjo fshehje pas dyshimit se dokumenti ndoshta nuk është i vërtetë sjellja e një të rrituri me vetëbesim? Dhe a nuk janë ata përsëri hipokritë, ose frikacak, ashtu si kur kanë vendosur se ata kurrë nuk do të pushtojnë pa marrë parasysh se sa shqiptarë të Kosovës do të vdesin dhe vuajnë?
Është qesharake që KFOR-i është kaq i popullarizuar në Kosovë. Dhe SHBA-të. Dhe Clinton-i: Blair dëshiroi të dërgoj trupat.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Benjamin Leong
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.