Politics

Autori i ditës

Chris Wilson

Së pari e pushtojmë Manhattan

Lëvizjet protestuese në pjesë të madhe janë…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (49) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

E kemi dëgjuar këtë zhurmë edhe më parë

Nga: Laura Moth

Dikur jam mërzitur aq shumë rreth pushkatimeve masive në Amerikë. Çdo herë që ndodhte ndonjë, unë përfundoja në gjendje të tillë ku humbesha në ndjeshmëri të thellë dhe të dhimbshme për viktimat përderisa i imagjinoja se a thua si ishte të përballesh me cilindrin e një arme dhe të lutesh për jetën tënde duke e ditur që çdo sekondë mund të mbetesh pa të, e gjithë kjo pa ndonjë arsye logjike, pa personalizim. Mbaj mend se kam qarë kur pashë pamjet e adoleshentëve të trembur që fshiheshin në kafeterinë e tyre në “Bowling for Columbine”. Apo si do të zemërohesha edhe më shumë kur njerëz të veçantë ishin shënjestër – gratë në të shtënat në palestër në Pittsburgh, vajzat në vendin Amish disa vjet më parë.

Ishte më ndrsyhe kur kam dëgjuar për të shtënat në Aurora, Colorado. E kam mësuar lajmin me një lloj të lodhjes, siç mendoj që ka ndodhur me shumë njerëz. Roger Ebert shkroi një editorial të famshëm në New York Times të quajtur “We’ve Seen This Movie Before (E kemi parë këtë film më parë)”. Një blog në New Yorker nga Adam Gopnik ishte titulluar “One More Massacre (Edhe një masakër)”. Dy artikuj në The Atlantic folën për një ndjenjë të pashmangshmërisë – James Fallows shkroi rreth pashmangshmërisë së më shumë shtënave të tilla dhe Garance Franke-Ruta rreth pashmangshmërisë së përgjigjes së famshme rutinore. Një shok shkroi në Facebook: “E pra, edhe një grumbull njerëzish të pafajshëm u pushkatuan. Paramendoje”. Ka një zeitgeist të lodhjes me këtë gjë. 

Kjo më jep shpresë.

Pastaj artikujt fokusohen në thirrje të drejtpërdrejta për kontroll të armëve. Kjo nuk më jep shpresë.

Mungesa e kontrollit të armëve, hiperindividualizmi, maço kultura, meritokracia e dështuar që ende pretendon të jetë meritokraci, dhuna në media, sëmundjet mendore, mungesa e fondeve për shkolla publike, adhurimi i personaliteteve të famshme, shpërbërja e jetës publike përmes “planifikimit” përplot qendra tregtare në lagje periferike. Nuk kam asnjë dyshim se çdo njëra nga këto ka luajtur rol në Aurora, dhe jam e sigurt se mund t’i shtosh kësaj liste.

Por, ta bësh këtë ngjarje në lidhje me një prej këtyre çështjeve më duket si një gabim i rëndë, një gabim që nuk bën asgjë për të ndërhyrë në patologjitë e kulturës amerikane dhe gjithçka për të mbështetur një sistem të krerëve folës që janë duke bërë emra për vete përderisa lejojnë që plagët që përçajnë amerikanët të zmadhohen.

Vetëm Franke-Ruta refuzon një rezolutë të tillë. Artikulli i saj, “The Template of Our Grief (Shablloni i pikëllimit tonë)”, shfaq një pakënaqësi radikale me narrativën amerikane rreth të shtënave masive. Duke përmendur të gjitha përgjigjet nga të dy anët, e djathta dhe e majta, ajo tregon se si ato dështojnë në mënyrë sistematike.

A mund të them disa gjëra të pakëndshme në lidhje me të shtënat? Nuk ka ndonjë shkak dhe pasojë të drejtpërdrejtë. Vetëm kontrolli i armëve me siguri nuk do ta kishte ndaluar. Vetëm ndryshime të thella kulturore do të ulin numrin e të shtënave masive, madje edhe atëherë, jonormalitetet prapë do të vrasin njerëzit që duam.

Të përkrahësh kontrollin e armëve nuk të bën pa faj. Unë mbështes kontrollin e armëve. Unë nuk jam e pafajshme. Më pëlqen një histori e bujshme dhe ndjehem Schadenfreude, kështu që jam pjesë e arsyes pse James Holmes do të marrë shpërblimin e famës së tij të keqe përmes lajmeve të pafunda. Më tërheqin njerëzit me fuqi. Kam paguar dymbëdhjetë dollarë për të parë Iron Man, një film që argumentoi se të fitosh do të thotë të kesh armën më të madhe. Dhe unë në heshtje dua që kultura ime, Perëndimi, të ketë armën më të madhe. Nuk përpiqem shumë për t’u njohur me fqinjët e mi, dhe nëse do kisha kaluar pranë Holmes në trotuar të zbrazët në periferi, me siguri nuk do t’i kisha buzëqeshur. Dhe shumicën e kohës ndjej një ndjenjë të fortë të drejtësisë partizane që më mjegullon aftësinë për të thënë gjëra komplekse në lidhje me politikën dhe për të kërkuar zgjidhje të vërteta.

Por jo sot. Sot nuk dua të luaj këtë lojë.

Menjëherë pas ngjarjes kemi një mundësi të madhe për të riformuar tregimin që e tregojmë rreth pushkatimeve masive si Aurora – publiku i pafajshëm, i çmenduri monstruoz, vijat e thjeshta partizane rreth shkakut dhe pasojës që garantojnë zhurmë kombëtare.

Tregimi i njëjtë që fton njerëzit e kqij t’i kryejnë ato krime.

Kjo është ajo që mund të bëjmë tani për tani. Dhe fillon me largimin nga ndershmëria e kufizuar dhe zvogëlimin e narativës së tanishme. 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Foto: Absentmindedprof
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art