Kam këtë fantazi që një ditë së shpejti OKB-ja do të përdorë doktrinën e saj të Përgjegjësisë për të mbrojtur që të shkelë sovranitetin e Kanadasë që të na ndaloj së marri naftë nga rërat e bitumit, dhe kështu të mbroj qytetarët e botës nga ngrohja e përshpejtuar globale. Dhe si qytetare kanadeze, dua të jem e para që mirëpret sundimtarët tonë të ri të OKB-së.
Më 19 qershor, Dhoma e Përfaqësuesve kanadez miratoi ligjin e buxhetit C-38, i cili synon – ndër të tjera – të largoj ligjet për mbrojtjen e mjedisit, duke lejuar ndërtimin e një tubacioni nafte që do të përcjellë naftë nga rërat e bitumit tek rafineritë në Teksas, duke lejuar shfrytëzimin e plotë të rërës. Këtu mund të lexoni më shumë për ligjin nga David Suzuki, një grup i avokatëve, si dhe vetë ligjin (shihni pjesën 3). Për argumente mbi ndikimin e marrjes së naftës nga rëra, lexoni këtë editorial të Neë York Times nga krye klimatologu i NASA-s dhe shikoni këtë dokumentar të shkëlqyer nga Al Jazeera.
Unë kam lindur disa orë nga rezervat në fjalë – më konkretisht, në rërat e bitumit në Athabasca – dhe kam mbledhura çeka vjetorë të naftës nga qeveria e Albertas, të menduar gjoja për të “kompensuar koston e rritur të gazit”, por me shumë gjasa në fakt ishin një dredhi që gjithë qytetarët të pozicionohen si bamirës në “të Ardhmën Tonë të Petroleumit”. Një pjesë e konsiderueshme e të afërmve të mi flasin si ky djali, siç bëjnë edhe shumë Kanadezë – më me zë në ditët që kur qeverinë e fitoi partia më konservative. Verën e kaluar isha ulur përball tavolinës nga kushërirja ime adoleshente nga Alberta, duke dëgjuar me habi si ajo më informoi se marrja e naftës në fakt do të jetë mirë për mjedisin. Këtë e kishte mësuar në shkollë.
Shumë nga simolizmi kombëtarë i Kanadasë përqëndrohet në natyrë – nga flamuri ynë me gjeth në letërsinë tonë ku egërsira është temë e zakonshme tek gjithëprania e maleve, drunjve dhe zogjëve në monedhat tona. Duke pasur parasysh se sa me dëshirë e lavdërojmë mjedisin kanadez si thesar kombëtar – të mos përmendi arsimin tonë të lartë dhe standardin e jetesës – ne duhet të jemi një komb i ruajtësve të ashpër. Por nuk jemi. Për t’u çuditur, apo jo?
Problemi është tek miti i Kanadasë për pafajësi kombëtare. Kjo mund të tingëllojë pothuajse qesharake – jemi mësuar të dëgjojmë rreth miteve të Amerikës për pafajësi dhe veçanti. Por është pikërisht për shkak të ekzistencës sonë në hijen e superfuqisë në iluzion që Kanadaja është në gjendje të ketë një ndjenjë të fortë të drejtësisë në mesin e qytetarëve të saj. Me energjitë tona të fokusuar në urrejtje të Amerikës e jo në reflektim për vete, ne kemi zhvilluar një mitologji komplekse kombëtare të bazuar në dy parime filozofike:
Amerika KEQ.
Kanada MIRË!
Kanada mirë! Kanada – toka e modestisë dhe maturisë, njerëz që bëjnë mirë, sallatë e multikulturalizmit të lumtur. Përderisa rriteshim, i gëzoheshim sensit tonë të superioritetit. Çdo gjë që kemi bërë gabim, Amerika e ka bërë më shumë gabim, kështu që kurrë nuk kishim përgjegjësi etike. Lumenjtë tanë i kapte zjarri më rrallë; të shtënat nëpër shkollat tona rezultonin në më pak viktima. Përderisa Amerika hynte në lufta, ne kemi eksportuar paqeruajtës dhe kemi strehuar ata që i iknin shërbimit ushtarak. Drejtësia jonë ishte e pakundërshtueshme.
Kurrë nuk do e harroj kur një mësimdhënëse e sinqertë e “Multikulturalizmit” na ka vizituar në klasë të tretë dhe na ka shtyrë që për një orë të gjithë të ngjryosim fytyra me ngjrya të ylberit për të siguruar që ishim mjaft multikulturalist. Ajo na pyeti për përshtypjet tona rreth kombësive të ndryshme, dhe pasi që e kishim kuptuar lojën e saj, ne me entuziazëm përgjigjeshim “Njerëz të mirë!” në çdo pyetje.
Çfarë mendoni për japonezët? Të këndshëm!
Çfarë mendoni për indianët? Të këndshëm!
Çfarë mendoni për amerikanët?!
Një rebus. Heshtëm.
Më në fund një vajzë trime e ngriti dorën e saj, papritmas e sigurt në përgjigje. Të pistë, tha ajo.
Mësimdhënësja e Multikulturalizmit më shikoi dhe u përbi me vështirësi, dukshëm e shqetësuar. E pra, tha ajo. E pra, atëherë.
Ai mbiemër i veçantë, të pistë, mu kujtua falë shqetësimit në rritje lidhur me shiun acidik në fund të viteve të 80-ta. Ne fëmijët, të etur për të çimentosur nacionalizmin tonë dhe urrejtjen ndaj Amerikës që e shoqëron nacionalizmin, e kuptuam ngjarjen në këtë mënyrë: amerikanët e pistë shkaktojnë shumë ndotje. Ata i dërgojnë retë e tyre të mëdha të ndotjes në veri sepse janë të pasjellshëm. Retë e mëdha të ndotjes shkaktojnë shiun acidik tek ne kanadezët e pafajshëm, që ngadalë dëmton lëkurën tonë.
Harro shkrirjen në Sudbury. Harro energjinë me qymyr në Cape Breton. Ndotja vinte vetëm nga Amerika. Kjo ishte tema e mitit tonë të pafajësisë kombëtare. Kam qenë në të 20-tat kur kam filluar të shoh Kanadanë si lojtare të dyshimtë në politikën botërore dhe mjedisin global.
Dhe me këtë duhet të ballafaqohet lëvizja globale mjedisore në luftën e saj për të shkatërroj “bombën e karbonit” të nxjerrjes së naftës nga rërat e bitumit. Një komb të njerëzve të cilët – në masë të madhe – nuk mund të paramedojnë që vendi i tyre mund të bëjë ndonjë gjë gabim në shkallë më të madhe. Njerëz të cilët mund të jenë mirë të arsimuar për çështje mjedisore dhe madje edhe të thojnë që brengosen për mjedisin, por që ndeshen me një qetësues tinëzarë mendorë në rrugën drejt ndërmarrjes së veprimeve të vërteta.
Kanadezët nuk janë agjentët e vetëm që shtyjnë për të shfrytëzuar rërat e bitumit, por ata janë agjentët e vetëm që munden njëanshëm të refuzojnë të na marrin të gjithëve poshtë kësaj rruge. Në këtë kuptim, Kanadaja ka fuqi të jashtëzakonshme. Dhe kemi shumë përgjegjësi etike.
Më merr mendja që dëshira ime e madhërishme dhe e dhunshme për një pushtim vjen nga kuptimin që miti i Kanadasë për pafajësi kombëtare është një fluskë që me të vërtetë duhet shpuar... disi. Nocioni i Kanadasë si një aktor negativ – si agresor, si dikush që shkakton viktima – në skenën globale duhet të bëhet i paramendueshëm për kanadezët. Vetëm atëherë Kanadezët do të jenë në gjendje të shkundin apatinë dhe mohimin që vjen nga pafajësia e imagjinuar.
Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Imazhe nga dokumentari "H2Oil"
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë blog nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.