Politics

Autori i ditës

Cristina Marí

E kanë thirrur Revolucioni spanjoll

Më 15 maj 2011 diçka ka ndodhur,…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (51) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Kujtimi dhe Pavarësia në Holandë

Nga: Irmin van der Meijden

Në Holandë kryesisht e festojmë çlirimin nga gjermanët në vitin 1945. Holanda gjithmonë ka qenë neutrale në Evropë, por sigurisht që jo-aleanca e saj është shtypur nga fuqia ushtarake e Gjermanisë në vitin 1940. Messerschmidts e tyre bombarduan qytetin bregdetar të Rotterdam-it deri sa Holanda nuk u dorëzuar. Familja mbretërore u largua në Angli. Pasuan pesë vjet të okupimit.

Çfarë mbeti nga qendra e qytetit të Rotterdam-it, 1940.

Shumë hebrejë, kundërshtarë politikë, romë, homoseksualë dhe të tjerë që nuk përshtateshin me ideologjinë naziste u dërguan në kampe të përqendrimit. Nga 140.000 hebrejë holandezë që jetonin në Holandë në atë kohë, 101.800 u vranë në këtë mënyrë. Amsterdami ka pasur një lagje të madhe hebreje, por ajo ishte zbrazur në masë me bastisje të organizuara. Tani qyteti im ka vetëm një komunitet tepër të vogël të hebrenjve. Është e çuditshme të mendosh se çfarë u ka ndodhur vetëm disa dekada më parë, pasi që nuk i vëren njerëzit që nuk janë përreth. Kam qenë në fabrikën e madhe të shfarosjes të cilën nazistët e kanë ndërtuar në Auschwitz, Birkenau. Çfarë më ka lënë përshtypje ishte stili modern i ndërtimit të kazermave, stil ndërtimi që mund ta shohësh kudo në Evropën Perëndimore. Përderisa ecja nëpër këtë zonë industriale monstruoze, e kam kuptuar që e gjithë kjo ka ndodhur në këtë kohë... në kohën time!

 

 

Paraqitje dramatike e çlirimit nga forcat Aleate me 5 maj 1945.

Pas pesë viteve të vështira të shtypjes, urisë, vdekjeve të shumta dhe shkatërrimit total të strukturave funksionale të vendit, Hollanda u çlirua nga forcat Aleate. Plani Marshall na ka përfshirë ne në një mënyrë të re, amerikane të jetës dhe i ka ndihmuar Evropës të ngrihet përsëri në këmbët e saj. Pasoi një kohë e prosperitetit dhe lirisë si kurrë më parë; por lufta vazhdoi të jetoj në traumat e gjeneratës së gjyshërve të mi. Gjyshja ime është një shembull i mirë. Burri i saj u vra në ditën e çlirimit tonë kombëtarë. Edhe pse pjesa e saj e qytetit ishte çliruar, një plumb snajperi nga ana tjetër e lumit, ana ende e pushtuar, e goditi në kokë. Kjo ngjarje ka pasur një ndikim thelbësor në historinë e familjes sime. Pa atë, gjyshja ime nuk do të ishte ri-martuar, dhe unë as që do të kisha lindur.

 

Përkujtimi në qendër të qytetit të Amsterdamit, me 4 maj. 10 pikat e vogla poshtë janë familja mbretërore.

Çdo vit më 4 maj, të gjithë njerëzit që humbën jetën gjatë Luftës se Dytë Botërore përkujtohen në gjithë Holandën. Mbretëresha Beatrix dhe familja mbretërore e vizitojnë monumentin e luftës në qendër të Amsterdamit dhe vendosin disa kurora të mëdha lulesh. Në orën 8 në mbrëmje, të gjithë në vend janë të heshtur për dy minuta. Stacionet e radios ndalen, njerëzit ndalen, madje edhe sistemi i trafikut publik ndalet. Është moment i bukur që tregon respekt. Qeveria holandeze është duke e ridefinuar kuptimin e kësaj dite me vite. Pasi që gjenerata e re nuk ka ndonjë ndjenjë të lidhur me Luftën e Dytë Botërore, ceremonia tani ka të bëj me të vdekurit e çfarëdo lufte, dhe si e tillë është bërë një ditë e ‘realizimit’, për të kujtuar atë që qeniet njerëzore mund t’i bëjnë njëri tjetrit dhe se gjithmonë duhet të punojmë shumë për të parandaluar që kjo të përsëritet.

 

Reperi nga ‘Opgezwolle’, një grup holandez i hip-hopit, e nxeh turmën gjatë njërit nga festivalet e lirisë holandeze.

5 maji është Dita e Çlirimit. Festivale të lirisë të sponsorizuara nga shteti organizohen në kryeqytetet e çdo province dhe shumë festime ndodhin në gjithë vendin. Shkollat kanë ditë pushimi, dhe shumë njerëz dalin. Edhe pse njerëzit e ri shkojnë në ahengje këtë ditë, festa në mendjet e shumë njerëzve nuk ka më një domethënie të madhe. Përderisa zyrtarët predikojnë respekt, ndonjëherë është e vështirë të shihet respekti në shoqërinë tonë moderne holandeze.

Shembulli ynë më i mirë, më krenar: 17% e votuesve holandezë e kanë vënë besimin e tyre në duart e njërit prej budallenjëve më të mëdhenj në planet, Geert Wilders. Ai i përdor të njëjtat taktika si Milosevici dhe Hitleri për të fituar pushtetin. Duke e përshkruar një grup të caktuar njerëzish si të huaj, si grup numri i të cilëve është duke u rritur, dhe si grup barbarë (lexo: jo-njerëzorë), ai mrekullisht fiton popularitet dhe fuqi. Si duket shumë njerëz e duan këtë qasje neo-raciste, duke thënë ‘e gjitha doli jashtë kontrollit’.

Asgjë nuk doli jashtë kontrollit. Qyteti im nuk është më pak i sigurt se më parë dhe dyqanet më të mira në qytet janë turke dhe morokane. Por njerëzit thjesht e harruan rrezikun në shoqërinë e tyre, një rrezik që banon në kokat e tyre. Përderisa ankohen para ekraneve të tyre se “e gjitha u bë rrëmujë” dhe se duhet “pastruar” shoqërinë tonë, ata e përdorin të njëjtin gjuhë që vrau 6 milion hebrejë evropianë dhe shumë të tjerë, as edhe 70 vjet më parë. .

Sidoqoftë. Të kthehmi në Kosovë. Urime Pavarësia e Kosovës!

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Foto: www.animaatjes.nl, www.sandcat.nl, http://jacobhesseling.wordpress.com, http://knifey-knifeyard.blogspot.com/2011/12/familiar-earth.html, DeeEe (Own work) [GFDL (www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0-2.5-2.0-1.0 (www.creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], via Wikimedia Commons

Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art