Politics

Autori i ditës

Milan Djurasovic

Kriza e identitetit

“Cili është identiteti im?” është një pyetje…

Shiko të gjithë autorët

Arkivi
2013

Maj (50) Prill (52) Mars (56) Shkurt (55) Janar (62) Më të vjetra

Tung Jugosllavi

Nga: Silvia Valencia

Disa ditë më parë e kam parë VICE udhërrëfyesin për Ballkan, një seri të video klipeve 10-minutëshe për rajon dhe historinë e tij. Në Pjesën e parë, gazetari Thomas Morton shkon në një park zbavitës në Suboticë që i është përkushtuar përkujtimit të Jugosllavisë. “Yugoland” si duket është një klub në natyrë për qytetarë të moshuar që e pëlqejnë diktaturën komuniste. Kah fundi i klipit, Morton e shton mendimin e tij:

“Marshall Tito është shumë i dashur për një diktator të vdekur komunist. Edhe që unë vij nga një perspektivë amerikane, gjithmonë kam pasur një përshtypje mjaft të mirë për të. Ai ishte si diktatori i cili kujdesej; shkelje minimale të drejtave të njeriut, mbështetje e vërtetë popullore... Nëse i shikon të gjitha, jo edhe një djalë i tmerrshëm për t’u adhuruar”. 

Përveç se është një deklaratë krejtësisht e pabazuara, ajo ngre një çështje që është ngritur disa herë në këtë web faqe: Jugonostalgjia. Kështu që, le të sqarojmë disa gjëra.

Të përkujtohet Jugosllavia si një shtet paqësor është gabim. Ishte një “bashkim” i imponuar nga jashtë dhe i mbajtur së bashku me anë të shtypjës. U mundësua nga injoranca e botës së jashtme për dallimet e natyrshme midis popujve të Ballkanit në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Eliminimi i tentuar i përkatësisë etnike nëpërmjet kufizimit të tepruar të drejtave etnike (p.sh. gjuhës dhe drejtës fetare) e ka nxitur idenë e një identiteti kolektiv jugosllavë. Njerëzit të cilët e kundërshtuan këtë identitet janë burgosur ose vrarë. Pra, nëse me “paqësore” mendoni “të heshtur”, atëherë po, ajo ishte një shtet paqësor. Kishte shumë pak luftime të brendshme, sepse çdo kërcënim i mundshëm ndaj regjimit eliminohej.

Të përkujtohet Jugosllavia si një shtet me shkelje minimale të të drejtave të njeriut është gabim. Ajo kishte numrin më të madh të burgosurve nga të gjitha shtetet komuniste të formuara pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo i ka kushtuar dy ishuj të tërë për kampe të punës të stilig gulag, Goli Otok për mashkujt dhe Sveti Grgur për femrat. Numri i të burgosurve është i panjohur, por vlerësohet se në përgjihtësi kishte afër 100,000 të burgosur. Ndër të burgosurit ishte Adem Demaçi, i cili ka qenë i burgosur për gati 3 dekada të jetës së tij për shkak të luftës së tij për të drejtat etnike për pakicën shqiptare. Alija Izetbegović ishte një i burgosur tjetër. UDBA ishte një nga organizatat më agresive të policisë sekrete në kohë së saj. Një libër i quajtur Čuvari Jugoslavije, i shkruar nga një ish-agjent, u shfaq në vitin 2002 nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe dha mijëra emra konkretë të agjentëve të cilët ishin vendosur në gjithë botën dhe emrat e caqeve të tyre të caktuara. Enver Hadri ishte një nga ta. Siç ishte edhe Kadri Zeka, Bruno Busic, Vehbi Ibrahimi, Stjepan Đureković, Nahid Kulenović dhe vëllezërit Gërvalla.

Të përkujtohet Marshall Tito si “diktatori i cili kujdesej” është gabim. Lëvizja jo-e-rreshtuar të cilën ai e themeloi ka lozur me qëllim me të dy blloqet, atë komunist dhe atë kapitalist, përderisa ai e ka ruajtur një gjendje të izolimit, dhe si rrjedhojë një kërcënim më të vogël ngaj fuqisë së tij. Nuk kishte opozitë politike në Republikën Federale Socialiste të Jugosllavisë, a as nuk kishte ndonjëherë zgjedhje të drejtpërdrejta për asambletë në nivel rajonal apo federal. Marshal Tito ishte një diktator dhe ai bëri atë që bëjnë diktatorët: izolojnë mjaftueshëm shtetet, sa për të siguruar pushtetin e tyre në kurriz të popullit.

Njerëzit përkujtojnë Jugosllavinë si një vend të prosperitetit ekonomik, ku ata kanë mundur të jetojnë rahat dhe të udhëtojnë lirisht në gjithë botën. Çfarë harrohet është se pasuria është shpërndarë me diskriminim të pamohueshëm ndaj rajoneve që sillnin fitime më me anë të punës së industrializuar dhe në favor të rajoneve që mbetën të varura ndaj bujqësisë joproduktive. Çfarë neglizhohet është fakti se kjo epokë e “prosperitetit ekonomik” nuk ka pasur asgjë të bëjë me vetë shtetin. Çfarë injorohet është që në kohë të shpërbërjes, vendi që kaq shumë e përkujtojnë si vend të “prosperitetit”, kishte një shkallë të inflacionit prej 583%.

Tito ka vdekur, Jugosllavia ka vdekur, komunizmi fatmirësisht ka kryer vetëvrasje. Jugo-nostalgjia duhet të largohet menjëherë.

Zbogom, Jugoslavijo.

 

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.
Ilustrimi: Marie Fette
 
Vështrimet, mendimet dhe komentet e publikuara në këtë BLOG nuk janë domosdoshmërisht ato të personelit të redaksisë në Kosovë 2.0. Gjithashtu, faqja rezervon të drejtën t'i fshijë, të refuzojë, ose të heq çdo pikëpamje,mendim apo koment të postuar në shkrime. Të gjitha komentet që nxisin dhe inkurajojnë gjuha e urrejtjes ose diskriminimit do të jenë të moderuara.

Write a Comment

art