Q&A

Archive
2013

Maj (1) Prill (2) Mars (1) Shkurt (1) Janar (1) older...

Q&A me Edi Ramadanin

By: Cristina Marí

“Mediet janë duke shkatërruar një prej gjuhëve më të vjetra”

Edi Ramadani (Prishtinë, 1972) ka në shtëpinë e tij një muze të ekipit të futbollit italian Juventus – "TV [stacioni] ka ardhur një ditë në shtëpinë e tij për ta vizituar!˝–. Gjyshi i tij, një njeri i shkrimeve, e ka mësuar Edin fjalët e para të esperantos, të gjuhës së ashtu quajtur universale të cilën për fat të keq pak njerëz e dinë. Që nga viti 2005, Ramadani ka investuar tërë energjinë e tij në akademinë e tij të gjuhëve, Britannica, dhe në mesin e studentëve të tij ai ka krijuar për veti një emër si një profesor karizmatik. Ai flet italisht, anglisht, shqip, serbo-kroatisht dhe turqisht, dhe nëse përqendrohet edhe spanjisht dhe greqisht. Kosovo 2.0 është takuar me te që të bisedojë lidhur me arsimimin, gjuhët dhe të ardhmen.

K2.0: Cila vjen e para, dashuria e juaj për Juventus ose aftësitë e juaj në italisht?

(Qesh) Padyshim se Juventusi ka ndikuar në mua që të studioj italishten, që ta dua Italinë dhe të fillojë të dëgjojë Eros Ramazzotin.

K2.0: Kur keni filluar të mësoni italisht?

Kur i kam pasur përafërsisht 15 vjet kam filluar të mësoj italisht me gjyshin tim, sepse edhe ai ka qenë arsimtar. Unë e kam bërë një kohë mjaft të gjatë – kam dhënë mësim të anglishtes dhe italishtes për njëzet vjet. Së pari kam nisur me italishten, katër ose pesë muaj përpara se të filloja të jap mësim të anglishtes. Unë kam filluar të jap mësim si një vullnetar në Kishën Katolike, kur ende kam qenë student.

K2.0: Keni thënë se gjyshi i juaj ka qenë mësues gjithashtu...

Po, Beqir Kastrati. Ai ka qenë mësuesi që i ka takuar grupit të Elbasanit, veteranëve të arsimit. Ata kanë shkuar në Shqipëri që të arsimohen dhe janë kthyer këtu. Ai ka qenë mësues i matematikës dhe frëngjishtes, por gjithashtu ka folur italisht, turqisht dhe esperanto. Ai më ka dhënë disa libra të esperantos kur kam qenë i ri, sepse unë kam qenë shumë kureshtar që të shoh sesi është krijuar kjo gjuhë artificiale. Kështu me te kam filluar të mësojë fjalët e mija të para të esperantos.

K2.0: A keni dashur gjithmonë të bëheni profesor i gjuhës?

Gjithmonë kam dashur të merrem me gjuhët...Unë shumë herë e tregojë këtë histori studentëve të mi … Unë kam dashur të studiojë farmacinë, kam menduar se farmacia është shumë humanitare. Por në atë kohë unë veç kam folur katër gjuhë, duke mos kuptuar se gjuha ishte thirrja ime...Që të studiojë farmacinë më duhej të shkoja në Kroaci, kështu që kam menduar se do të zgjatë shumë … Në fund ky ishte vendimi i mirë [që mos të studiojë farmacinë] sepse lufta në ish-Jugosllavi ka filluar një vjet më vonë. Pas disa viteve, kam pasur ëndërr që të hapi një shkollë.

K2.0: Gjatë luftës shumë njerëz kanë qenë të deportuar në shtetet tjera, ata kanë jetuar jashtë shtetit dhe shumë prej tyre janë kthyer duke ditur shumë gjuhë, si gjermanisht, anglisht, ose italisht. Si mundet shoqëria kosovare të nxjerrë maksimumin nga kjo?

Ky është një përfitim i madh, dhe dobia më e madhe është në profesionin [e dikujt]. Unë e kam një thënie që e them studentëve të mi: nëse dëshironi të jeni lider në profesionin e juaj atëherë duhet të bëni diçka ndryshe nga të tjerët. Nëpërmes të gjuhëve ata i zgjerojnë horizontet e tyre, ata sjellin shumë gjëra, bëhen mjekë më të mirë, arkitektë më të mirë, sepse ata përditësohen prej shteteve të zhvilluara.

K2.0: Duke marr parasysh numrin e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, por edhe nivelin tepër të lartë të papunësisë, cila gjuhë e re kishit thënë se është më së miri të fillohet të mësohet?

Mirë, krejt varet nga interesimet e dikujt. Spanjollishtja, për shembull, është një gjuhë zyrtare në 18 shtete, kështu që ajo i mund të gjitha të tjerat, por edhe anglishtja është aty për shkak të fuqisë së ekonomisë, dhe pastaj e kemi Google, Londrën, literaturën...dhe ndikimi i Hollywoodit ka bërë punën e vet. Mjekët në shtetin tonë duhet të mësojnë gjermanisht. Në shkollën tonë numri i studentëve të gjermanishtes është rritur me shpejtësi për shkak se ata tani mund të gjejnë punë gjë që është një shanse e madhe profesionale.

K2.0: Më në fund gjuha është përfaqësim verbal i një kulture, a nuk është ashtu?

Absolutisht, në momentin kur e mësoni një gjuhë ju jeni një ambasador i kulturës. Pa këtë nuk ka kuptim.

K2.0: Kur keni qenë në shkollë, a ka pasur shumë arsimtarë ku ju keni dashur të jeni si ata?

Vetëm në shkollën fillore. Ai ka qenë jashtëzakonshëm dhe ai më dha inspirim të madh. Emri i tij ka qenë Tom Pergjoka, kurrë nuk do ta harroj atë. Ai ka qenë Shqiptar Katolik, dhe pas tij kurrë nuk kam pasur ndonjë arsimtar tjetër.

K2.0: Çka mendoni se një profesor duhet të ketë për të qenë arsimtar i mirë?

Atë në çka unë besoj fort është kreativiteti. Kreytiviteti ka qenë motori im gjatë të gjitha këtyre viteve. Rutina i mbytë njerëzit, ata shkojnë në një depresion kolektiv. Pra, është mirë që studentëve t’iu epet shansi që të dëgjohen, duke krijuar brenda tyre atë kreativitet dhe ndonjëherë t’iu flitet për gjërat që janë jashtë temës sepse ata kanë dëshirë që të shprehin veten, përderisa kjo ndodhë në anglisht ose në gjuhën që i mësoni. Mendoj se një profesor i mirë nuk duhet të jetë tepër liberal, ose tepër i rreptë. Dhe duhet të dini si të thoni jo. Edhe pse mendoni të thoni po, duhet të thoni jo. Paulo Coelho ka thënë se mësuesi nuk është ai që jep mësim, por ai që ju inspiron që të nxirrni atë që veç e dini, të jepni më të mirën prej vetes.

K2.0: Çka zakonisht i inspiron studentët e juaj për të mësuar një gjuhë të re?

Kjo e hap derën në Evropë dhe kudo tjetër. Nuk është se studentët vetëm ëndërrojnë që të shkojnë jashtë shtetit. Kjo është gjithashtu një trend, moderne, “in”. Shumë herë ne tallemi dhe iu themi djemve se vajzat janë më ambicioze, veçanërisht në shkollën tonë. Dhe shumë herë iu themi djemve "nëse nuk e mëson gjuhën nuk do të kesh takim me vajzë.." [qeshet]. Mësimi i gjuhës është i motivuar me mundësinë më të madhe për punë, por veçanërisht për studime, sepse të rinjtë po bëhen më ambicioz.

K2.0: Në kuptim të gjuhëve dhe arsimimit, çfarë lloj krahasimi mund të bëni në mes të periudhës kur ju keni qenë student dhe sot?

Tash ata kanë më shumë mundësi, gjë që është mirë. Studentët kanë më shumë mundësi që të mësojnë frëngjisht, dhe gjithashtu shumë shkolla private mbajnë plotë orë të gjermanishtes, ose bile edhe italishtes. Latinishtja qëndron por vetëm për mjekësi nëse nuk e kam gabim. Tash ekziston një qasje fenomenale.

K2.0: Mund të themi se Kosova është shteti më i izoluar në Evropë. A është kjo një kufizim i madh për njerëzit e Kosovës që të mësojnë gjuhë të reja?

Njerëzit udhëtojnë shumë, por jo aq sa ne dëshirojmë. Kjo nuk është aspak e drejtë, por të rinjtë e gjejnë atë qasje. Ata e dinë se cili është hiti i fundit, filmi i fundit, sepse ata e përdorin internetin shumë kështu që njerëzit i flasin gjuhët. Ata nuk kanë kontakt të rregullt me njerëzit ndërkombëtarë në kuptim të angazhimit në debate, projekte dhe mendim kritik. Ata nuk mund të angazhohen me një suedez ose finlandez në një grup të njerëzve dhe të bisedojnë për disa tema tabu. Ne iu ofrojmë këtë në shkollën tonë, ne krijojmë debate, bisedojmë për çështjen e nisur në Sex të Kosovo 2.0, kemi biseduar për homoseksualizmin, kemi pasur debate për dhe kundër abortit, kemi biseduar për dënimin me vdekje, nuk ka kufizim. Ideja është që të kemi më shumë mendim kritik.

K2.0: Ndonjëherë shumë biseda në mes të folësve shqiptarë bëhen gati bilinguale me një përzierje të shqipes dhe anglishtes. A e shkakton këtë televizioni? A është kjo gjë e mirë?

Nëse më pyetni për fjalët, unë jam plotësisht kundër asaj që është duke ndodhur tani me shqipen. Mediet janë tërësisht duke e shkatërruar njërën prej gjuhëve më të vjetra. Ata janë duke i sjellë fjalët angleze dhe italiane në shqip, me një theks shumë të përzier. Ato po tingëllojnë shumë keq. Po mundohen të tingëllojnë më inteligjent por duken si snobë, sepse ne i kemi ato fjalë. Kur e keni një fjalë, nuk e merrni, ajo quhet barbarizëm. Kur nuk e keni një fjalë dhe ju merrni, ajo quhet huazim. Këtu njerëzit nuk janë duke huazuar, huazimi është i mirë. E keni fjalën shqipe 'shije' dhe shikoni TV dhe moderatori nuk thotë 'shije', ai thotë 'gusto', që është italisht, dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë. Dikush në shtëpi mund të thotë "po, kjo tingëllon mençur, por nuk e kuptova se çka ka menduar me atë". Kjo nuk më pëlqen. Zhargoni është shumë i ndryshëm, është i lejuar gjithkund. Mussolini, i cili qartë nuk ka qenë person i mirë, ka ndalur këtë në Itali. Mëso njëzet gjuhë nëse do por vendos cilën je duke e folur. Dikush mendon se kjo është më e mençur por nuk është ashtu. Ne kemi për shembull tre religjione, me tre emra të ndryshëm që vijnë prej gjuhëve të ndryshme. Ju keni besimtarët mysliman, katolik dhe ortodoks, diversitet. Krejt kjo është e bashkuar nën një gjuhë … Historia nuk do të na falë që e kemi humbur gjuhën tonë por kjo është duke ndodhur.

Foto: Majlinda Hoxha
Ilustrimi: Cat Sidh

 

Write a Comment

art