
Të provosh të përshkruash Dardan Islamin është pakës si të përshkruash një fjollë të borës në një ditë të nxehtë. Kur e kap, ai tanimë është shkrirë dhe ka avulluar ndoshta në një gjendje tjetër të ndërgjegjes. Kosovo 2.0 është takuar me Islamin përderisa ai pinte raki rrushi në Hamam, jazz klubin dhe restorantin në Prishtinë ku ai është bashkë-pronar. Rezumeja e Islamit i ngjan asaj të një njeriu të Rilindjes, ai ka qenë larës i enëve, luftëtar gueril, gazetar, prodhues filmash, shankist, stand-up komedian dhe entuziast i jashtëtokësorëve.

Cila është kënga e parë që të kujtohet që e ke kënduar në dush?
“Definitivisht Beatles. ‘Here Comes the Sun.’ Si fëmijë i kam pasur disa nga albumet e tyre.”
Kur je duke gatuar ushqim për dy, çfarë ka në menu?
“Gjithmonë pasta të mira me këpurdha — sa më shumë që është e mundur. Mundësisht tartuffe.”
Si e pi kafën tënde?
“Espresso, një sheqer. I shkurtë.”
Në Facebook, a janë gjasat më të mëdha që ti t’i dërgosh ftesë për miqësi dikujt – apo anasjelltas?
“Anasjelltas. Dërgoj edhe unë ftesa për miqësi, por vetëm 10 përqind sa pranoj.”
A vallëzon ndonjëherë kur je vetëm?
“Oh, po. Lakuriq.”
Po të mund të bëje një film, për çfarë do të bëhej fjalë në të?
“Oh, më ke nxënë këtu. Është ëndrra ime të bëj një film. Për momentin jam duke punuar në një skenar ... nje skenar interesant. Fillon në vitin 1998 dhe mbaron në vitin 2010. E përfshin Kosovën, fuqitë e mëdha dhe teknologjinë. Kjo është e gjitha që mund të them.”
Kush e bën kafen më të mirë në Prishtinë?
“Papillion dikur e ka bërë. Por është shkatërruar në zjarr. Tani është Metro, për espresso. I mirë, i shkurtë, i freskët, shërbim i shpejtë.”
Çfarë je duke lexuar tani?
“Në të vërtetë asgjë. Libri i fundit ishte ‘Blood on My Hands (Gjak në duart e mija)’. Është një libër për një doktor, australian, gjatë luftës. Më kujton shumë gjëra.”
Pa cilën pajisje shtëpiake nuk do të mund të jetoje?
“Televizorin.”
Cilin bend do e sillje në Prishtinë?
“Live? Kam pasur mundësinë të takoj Wayne Shorter (jazz muzicientë) në Shkup. Do e sjellja atë në Hamam.”
A shikon para se të kalosh rrugën?
“Ndonjëherë.”
Si e përcakton atë që bën?
“Viti im është i ndarë në blloqe. Gjatë verës e kam një kafiq në Shqipëri dhe e shikoj qiellin. Flej në hapësira të hapura. E gjatë pjesës tjetër të vitit e udhëheqi këtë vend, Hamam. Gjithashtu punoj në INIT Productions.”
Si e din kur diçka është e mirë?
“Duhet të më pëlqej. Për të më pëlqyer, duhet të ketë standarde ... duhet të përmbush disa standarde.”
Cila është rakia yte e preferuar?
“E rrushit. Shqiptare.”
Si lajmërohesh në telefon?
“Alo.”
Sa cigare i pi në ditë?
“Asnjë. Nuk pi cigare. I urrej ato. Po të kisha mundësi, do të bombardoja të gjitha fabrikat në botë. Do të vrisja të gjithë duhanpirësitë. Sidomos ata që më qesin tymin në fytyrë.”
A ke vizë Shengen?
“Gjithmonë. Udhëtojë shumë. Lëvizi. Nuk më pëlqejnë evropianët. Politikat evropiane ndaj nesh. Ata qim nane. Ne dhe Shqipëria jemi vendet e vetme që nuk i kemi ndërtuar rrugët tona me para nga Evropa. Gjithkush tjetër mori para. Ne jemi ilirë. Dihet. Është e njohur. Popull i vjetër, romakët, ilirët. Disi thjesht jemi zhdukur për shtatë shekuj të dreqit. Jashtë radarit. Grekët ia doli që ishin mashtrim.”
Cila është pjesa yte e preferuar e rrobave?
“Një palë këpucë të mira. Jakne e vjetër e mirë. Një shall i mirë. Nuk mundem pa këto.”
Është ora 11:30 të enjtën në mbrëmje, ku je ti?
“Hamam. Duke u bërë gati të shkoj në Shqipëri. Pasi që po bie borë, kemi mbetur këtu.”
Ku do të ishte më me qejf tani?
“Shqipëri jugore, duke ngrënë peshk të freskët.”
Cila ishte puna yte e parë?
“Kam larë enë. Ishte viti 1992 në Londër në një restorant të vogël. Mendoja se flisja anglisht. E morra vesh që jo ... asgjë nuk kuptoja.”
Agnostik, ateist apo me frikë ndaj Zotit?
“Asnjëra prej tyre. Besoj në zot. Besoj në diell. Nuk besoj në këto gjepura religjioze. Kurrë nuk kam besuar. Nuk jam ateist. Besoj në jashtëtokësorë.”
Të cicërosh (Tweet) apo të mos cicërosh (Tweet)?
“Do e bëj së shpejti. Ta bëjmë sot. Ta provojmë së bashku.”
Kush është personi i fundit të cilin e do e thirrje?
“Kryeministri.”
Cila është kënga e parë në miks kasetën tënde?
“Përsëri, Beatles. ‘Stars on 45.’ Është disko miks i këngëve të Beatles. Formohesha muzikisht kur e kam dëgjuar për herë të parë. Ishte miks i dy gjërave të mija të preferuara (disko dhe Beatles).”
A do të ishe më me dëshirë famëkeq apo anonim?
“Të dyjat. Famëkeq për një kohë, anonim për një kohë. Edhe që ndonjëherë, në kohën që po jetojmë, çfarë dreq kuptimi ka të jesh anonim?”
Përshkruaje situatën tënde ideale.
(Pi raki.) “Situata ideale për mua … nëse ndonjëherë e dijm të vërtetën, çfarëdo që ajo është dhe pajtohemi me të. Besoj se njerëzit do ta marrin ngadal dhe do të kënaqen me gjërat që i kemi rreth e rrotull.”
Cher pyet: “A beson në dashuri pas dashurisë? (Do you believe in love after love?)”
“Po … kurrë mjaft.”
Nga: Nate Tabak
Foto: Atdhe Mulla