Tetor, 2010
Plot sene kanë ndodh prej kohës kur hip-hop bendi kosovar NR solli në skenë Egjelin (2003), mes tjerash bendi dramatizoi edhe ndamjen me njani-tjetrin, mirëpo ma e mira sot e 700 vjet mbetet rrjedhshmënia që iu kthy gjuhës mas nji kohe aq të gjatë, e tingujt e zanit ia nisën me fol.
S’ka nevojë me tjerrë shumë, po krejtve iu kujtohet momenti kur recitatorët pasiv të vargjeve të dikurshme të hip hopit ndërruan konceptin, teshat, fjalët edhe krejt cka pat mu ndrru, për t’vazhdu rrugën e NR djemve.
U pa mirë, skena kish fillu me komuniku me audiencën, dhe artistat e shpërblym nga skamja iu kthyn vetes.
Sot, mas kaq shumë kohe Bimi i rrajve urbane (urbaNRoots), iu kthehet rrajve dhe sjellë nga atje poshtë Rrajt e veta.
Në zanin e tij t’thellë, flet një djalë i ri me plot shoqe, me nji çantë gabime mbi shpinë, një tjetër me mësime, një djalë kujtimet e të cilit hala mshefen nga Milicija dhe 128shat, nji tjetër që gëzohet për hir t’lumtunisë, një që harron shpejt hallakamat me dosta por i mban mend mirë hallakamat n’protesta, një që i don ma t’dashunit, i respekton ma t’vjetrit, i lakmon t’vegjlit dhe i adhuron t’shenjtët.
25 kangë, 75 minuta, 750 mijë fjalë, 2 milion tinguj, plot shokë e shoqe, 2 milion qytetar, nji splif ose dy edhe sene plot me kallxu. Rrajt jon plot, përplot ndjenjë. Ne këto rraj’ ka shumë dashni, ka besim, ka përulje, ka krenari, ka andrra tylifare, nevojë për thellsi plot-dimensionale, ka kujtime t’fëminisë, ka rritje, ka shpresa dhe shpresa t’humbuna.
‘Zani i skamjes’, kanga me spot që po promovon daljen e albumit, ani pse nuk përfaqson te tanë ndjenjën që i përcjellë ‘Rrajt’ nxen vend në grupin e plot do kangve mrena albumit që bërtasin në emër të atyne që s’iu nihet kurrë zani. E “Unë e dua barin” dhe “Po du vech” tingëllojnë ma shumë si kërkesa lirike të dikujt që kish mujt me u qujt neo hippie i dashuruar dhe i papunë. Prej fillimit deri në fund, krejt kjo tingëllon ma shumë si një jave e shtatorit n’Prishtinë. Ka gzim, dashni, inat, mërzi, hallakamë, poezi, politikë, qytetari, besim dhe kangë, krejt osht kangë.
Albumi del n’Nëntor.
Mezi po pres me ndigju prap.
Në ndërkohë, kqyreni videon e “Zani i Skajmes.”
-- Rina Meta
Foto: Atdhe Mulla