Most Listened

N’rraj’!

Tetor, 2010

4439 people

Arkivi
2013

Maj (2) Prill (2) Shkurt (2) Janar (1) Më të vjetra...

Gillespie dhe unë


Tregimi nga: Hana Zeqa
Fotografitë nga: Atdhe Mulla

 

Njohja ime me grupën Gillespie ka qenë tipike. Isha duke pirë birrë në një kafiq. Nga tavolina pranë, Guri, kitaristi, filloi të flas me mua dhe u prezentua. Jo, nuk ma gjuante. Kishte dëgjuar se këndoj dhe bëj muzikë, dhe donte të më ftonte të bëhem pjesë e Gillespie. Më dha albumin e parë të grupit, “Një ditë e zakonshme”. Unë do të kaloj katër vitet e ardhshme duke e dëgjuar atë, por kurrë nuk i jam përgjigjur ofertës së Guri për t’u bashkuar grupit – deri më tani. Por, para se e bëj këtë, më lejoni t’ju tregoj historinë e Gillespie.

Sedat “Sexha” Ajeti është baterist nga Prishtina i cili punon si kuzhinier në një nga restorantet e qytetit. Disa vjet më parë, pasi kishe bërë muzikë me grupe tashmë të njohura, duke përfshirë këtu Jericho dhe pasi kishte themeluar grupin Crème de la Crème, në një pikë ai e gjeti energjinë për të filluar një rok grup që do të bënte muzikë të cilën ai me të vërtetë e do – diçka që do të tingëllojë si Sonic Youth, Joy Division, New Order me pakës Bjork ose PJ Harvey aty këtu.

Ndërkohë, u takua me Isah Mustafën, një bas kitaristë të pasionuar i cili u bë anëtar dhe të cilit i pëlqeu ideja e Sexhës për grupin. Pra, kishin një baterist dhe një bas kitarist po ashtu. Ajo që u nevoitej tani ishtë një kitarist, dhe natyrisht, një këngëtar. Një ditë Sexha dhe Isah ishin duke pirë kafe në një kafiq ku e takuan kitaristin e tyre të ardhshëm, Gurin, i cili kishte shije të ngjajshme në muzikë.

Çfarë mungonte ishte një këngëtare. Zgjedhja e saj ndodhi shumë spontanisht. Një natë, Sexha shkoi në një bar alternativ të quajtur Internet Disco, ku ndonjë DJ ose grup gjithmonë bënin muzikë deri vonë natën. Atë natë u ndal rryma, që ishte e zakonshme për vitet e pas-luftës. Një vajzë, Blerta, mori një kitare dhe filloi të bëj muzikë e të këndoj në terr. Blerta i’a tërhoqi vëmendjen Sexhës, i cili menjëherë mendoi ta pyes atë që të bëhet këngëtare e grupit. Brenda disa ditëve, ajo u bë këngëtarja dhe grupi themelua në vitin 2005. Anëtarët propozuan emra të ndryshëm për grupin. Por ajo që mbeti ishte Gillespie, sipas muzikantit skocez dhe themeluesit të Primal Scream, Bobby Gillespie.

Grupi kishte një energji të madhe për shkurarje të teksteve, muzikë dhe performanca live, me koncerte që zakonisht mbaronin me një zhurmë psihodelike. Pas dy muaj pune të vazhdueshme, grupi e kuptoi që kanë mjaft këngë dhe materiale për të inçizuar një album. Duke qenë të përgatitur shumë mirë, grupi shkoi në studio dhe e inçizuan albumin live për katër orë. Mungesa e financave e shtyu nxjerrjen e albumit në treg për një vit. “Një Ditë e Zakonshme”, doli si një demo album live, me 10 këngë origjinale. Ky albumi u pasua me dy video, “Luledielli” dhe “E Di”.

“E di” fitoi në kategorinë e post-prodhimit në Video Fest 2006 në Kosovë dhe u nominua për videon më të mirë në disa gara tjera vendore dhe ndërkombëtare. Kënga ishte në krye të top listave në Kosovë për gjashtë muaj, ndërsa kënag “Luledielli” u nominua për këngën më të mirë indie në disa lista ndërkombëtare. Grupi gjithashtu nxorri një EP, “Femme Fatale”, i cili përbëhej nga single dhe tre inxhizime unplugged të bëra në një radio stacion në Kosovë. “Femme Fatale” gjithashtu u nominua për këngën më të mirë alternative në festivalin Top Fest në Shqipëri. Albumet e Gillespie gjithmonë janë shpërndarë për publikun pa pagesë, në bazë të kërkesave nga individët.

Gillespie gjithashtu kanë bërë muzikë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi. MTV e kishte ftuar grupin të hap koncertin e për Red Hot Chili Peppers në Green Festival në Inđija, Serbi. Mirëpo, çështje në lidhje me udhëtim dhe dokumente të nevojshme, dhe mungesa e një premtimi për siguri, shkaktuan që grupi të humb këtë mundësi të rëndësishme. Mund të kishte qenë një pikë e rëndësishme në suksesin e Gillespie. Pas kësaj, grupi pauzoi për dy vjet, nga 2008 deri 2010.

Përsëri së bashku, grupi vendosi të eksperimentojë më shumë dhe të shtoj edhe klaviaturë dhe disa tinguj elektronik në muzikën e tyre. Kështu që një ditë Isahu më thirri t’i bashkohem grupit. Ata kishin dëgjuar që unë i bije pianos, dhe dëshironin të provojmë të punojmë në diçka së bashku. Unë menjëherë u pajtova, por kjo nuk ishte përgjigja ime finale në pyetjen që Guri më kishte bërë katër vjet më parë.

Koncerti i kthimit të Gillespie ndodhi gjatë Skena Up festivalit të filmit dhe teatrit. Grupi gjithashtu ka bërë muzikë në koncertin e “Nisma Ime”, i cili u organizua gjatë fushatës zgjedhore për të inkurajuar votimin.

Koncert i tyre i ardhshëm ishte në Shkup. Vetëm tre ditë para koncertit, Blerta, këngëtarja e tyre, vendosi të largohet nga grupi. Djemtë më pyetën nëse unë mund të këndoj për ta atë natë. Duke e ditur se kjo ishte e rëndësishme për ta dhe se ata sapo ishin kthyer së bashku dhe se kishin nevoj për motivim për të vazhduar punën e tyre, pranova, edhe pse nuk i dija tekstet e këngëve përmendsh. Ne u përgatitëm shumë mirë gjatë atyre tri ditëve dhe koncerti gjithashtu shkoi shumë mirë.

Vendosëm që do të kemi diskutimin përfundimtar në lidhje me mundësinë që unë t’i bashkohem grupit. Por, mua më duhej pak kohë të mendoj se çfarë dua të bëj, pasi kisha disa projekte tjera në të cilat punoja. Nuk më është dashur shumë kohë për të vendosur. Kënaqësha duke bërë muzikë me ta dhe isha e gatshme për muzikë të mirë, eksperimentim, shkrim dhe shijim të asaj që UNË dhe NE dashurojmë – të bëjmë muzikë.

Tani jemi duke u përgatitur për albumin e ardhshëm, të cilit mendojmë t’ia lëjmë emrin “Një Natë e Zakonshme”, por ende nuk kemi vendosur, pasi që shumë ide na bijen në mend çdo ditë. Jemi duke përgatitur materiale për shfaqje në Amsterdam, Manchester, Londër dhe ndoshta Berlin.

Pra, kjo është historia e Gillespie – që ende vazhdon me:
Sexha: kuzhinieri, i cili bën cheescake-in më të mirë.
Isa: IT specialist dhe rastësisht ka të njëjtin emër si kryetari i komunës së Prishtinës.
Guri: Një avokat për të drejtat e njeriut dhe mjedis të pastër e të shëndosh, ai e mban kafiqin Crème de la Crème.
Unë, Hana: Vajza me oreks të madh, që gjatë ditës punon në një IT biznes dhe është duke e përkrahur ambientin me blerje të këpucëve të recikluara.