Most Listened

N’rraj’!

Tetor, 2010

2409 people

Arkivi
2012

Maj (2) Prill (2) Shkurt (1) Më të vjetra...

Minimal i kristalizum, jo llunapark! | Nik Rudari - DJ

Tregimi dhe fotografitë nga Dardan Zhegrova

Nik Rudari udhëton me studion e tij “Caravan”, dhe krijon muzikë. Mënyrë shumë alternative e të krijuarit gjatë udhëtimit.

I rritur në Gjermani, por me prejardhje nga Kosova, Rudari është anëtar i grupit Llomo. Fillimisht eksperimentonte me zhanre të ndryshme, duke improvizuar instrumente me programe të muzikës. Por, për shkak të dëshirës së tij që me muzikën e tij jo vetëm të vallëzohet, futi një frymë të re me tinguj, lloj meditimi të inspiruar prej “kaosit” që kjartësonte euforinë e momenteve.

Direkt apo indirekt, influenca nga udhëtimi nëpër rrugë, nga bashkëveprimi me njerëzit e kulturave të ndryshme, ambientet e veqanta jetësore që hasën në vende rurale, me natyrën, arkitekturën e qytezave, e bëjnë muzikën e tij më të gjallë për ndëgjuesin, më të njohur në kontekstin e përceptimit të jetës reale, të ngjyrave, lëvizjes së objekteve, dhe tingujve bazik që i ndëgjojnë çdo ditë.

Niku dhe Dren Shehu, shokë dhe muzikantë, filluan të luajnë muzikën e tyre ekspreimentale në vitin 2006, me instrumente të cilat vetë i kanë improvizuar, të përziera me efekte nga programe kompjuterike vst dhe abletone. Llomo prodhonte IDM experimental (breacore), apo thënë ndryshe, muzikë individuale e hapur për llojlloj zhanre. Për shkak të veqantisë të bërit të kësaj muzike, ata kishin shumë hapësirë për të eksperimentuar.  Me zgjerimin e tyre, Llomo çdo ditë e më shumë u identifikua me muzikë minimale elektronikë, realiste, e hapur për meditim – duke krijuar iluzionin e ngadalësimit të kohës.

Katër vite të funksionimit të Llomo-s, ata performuan në bare të ndryshme të Prishtinës, si Gegë, Crem de la Crème, Zero, Hard Rockers Club etj,. e gjithashtu edhe live në radion UrbanFm.
Kanë mbajtur përformanca më të shpeshta, më jo formale e të lira, nëpër garazha apo në shtëpi private, por që audienca ishte më e vogël.

Shumë herë improvizonin në “studion me rrota”, është fjala për ndeja të cilat i bënin në udhëtime të gjata. Ato ishin më interesante dhe përfshinin një grup të vogël njerëzish, një rrugë të gjatë, pllaka me muzikë, dhe tinguj spontanë.

Nuk ka një kohë të specifikume kur një individ fillon rrugën e tij në një pasion të caktuar, por është një moshë kur fillon me e praktiku, me e zhvillu atë pasion si pjesë të identitetit të tij.

Për Nikun ishte mosha 13 vjeqare kur kishte filluar ti binte kitarës, por nga kurioziteti për më shumë llojllojshmëri të tingujve, filloi të provonte edhe intrumentet tjera.

Ishte viti 1998, lufta në Kosovë kishte filluar, dhe Niku bashkë me familjën e tij si shumë shqiptarë të tjerë, u dëbuan nga shtëpitë dhe u dërguan në Gjermani.

Tashmë në një qytet të ri ai vazhdoi me e zhvillu krijimtarinë duke ushtruar dhe bashkuar instrumente të ndryshme për të përmbushur atë që ai mendonte se nuk arrihet me vetëm një instrument.

Hyri në rrjedhën e ndejave underground që bëheshin, njoftoi artistë të ndryshëm dhe u bë anëtarë i një punk-rock bendi gjerman, Happy Jack. Bendi edhe pse i sapoformuar po mbante koncerte në salla ku performonin artistë të famshëm të Gjermanisë.

Niku ishte bubnjari, dhe si fans i rock ’n’ rollit, punk-ut, dhe metalit, tashmë ishte formuar si muzikantë dhe pak a shumë e kishte shijuar frymën në të cilën dëshironte të kontribuonte.

Pas 8 vitesh n Gjermani, vendosi të kthehej në Kosovë në vitin 2005, të shikonte mundësitë në muzikë për të japur atë që e kishte ndërtuar si artistë.

“Kur erdha në Kosovë, ishte një “break-down” për mua, isha mësuar me frymën e koncerteve dhe njerzëve atje, e këtu mu dukë gjithqka shumë kaotike, ende nuk kom mujt me u adaptu”, thotë Rudari.

Pavarësisht nga pakënaqësia me kthimin në Kosovë, Kosova gjithashtu ishte edhe një horizont më i gjerë për një krijimtari më të paqartë, që kërkonte zbërthim dhe kjartësi, sepse vetëm ashtu do të mund të kuptohej rëndësia e saj. Për këtë Rudari filloi të fuste elekronikën në track-at e tij, mori beat-at minimal, i “kristalizoj” (qysh thotë ai), dhe i futi në muzikën që bënte atë kohë.

Kohëve të fundit ai është duke punuar me Adnan Krusha (DJ nga Londra), dhe Dren Shehu (pjestar i Llomo), në formimin e një- Indi Rock’n’Roll bendi të ri- TOP TV.

Muzika e Nikut e humbë rëndësinë e ambientit ku ndëgjohet, pavarësisht se a është kjo rrugës duke ecur, në veturë, në dhomë, në mal, në club, apo kudo tjetër. Ajo e forcon rëndësinë e përceptimit, e shkrinë kontrastin dhe dallimin në mes sendeve, i jep shije objekteve, lejon komunikim mes frymorës e jofrymorës, dhe ndëgjuesi bëhet një me kohën dhe hapsirën.