Most Listened

N’rraj’!

Tetor, 2010

4416 people

Arkivi
2013

Maj (2) Prill (2) Shkurt (2) Janar (1) Më të vjetra...

“Ritmiko” ritmet

Disa këngë nga kjo listë fantastike vijnë direkt nga studio "Ritmiko" i Fatos Çetes në Prishtinë.

Muzika elektronike ka qenë pjesë e madhe e jetës së tij që nga viti 2003, kur filloi të jetë producent. Pesë vjet më vonë, themeloi etiketën e tij “Ritmiko.” Tani për tani, etiketa ka vetëm prodhime të Fatosit, të cilat mund t’i dëgjoni dhe shkarkoni falas. Ne kemi një numër të madh të klubeve në Kosovë, dhe në vetëm pak prej tyre Fatosi ka lëshuar muzikë. Kam pasur mundësinë t’a dëgjoi, dhe mund t’ju them se Fatosi ka një ndjenjë fantastike për zgjedhje të këngëve të mira për klube dhe teknikë shumë të mirë të miksimit. Edhe pse e kam dëgjuar shkurt, ishte e mjaftueshme të dëgjoi talentin dhe cilësinë.

Fatosi gjithashtu është i zënë duke bashkëpunuar. Ai ka punuar me DJ Naka në albumin e viti 2008 “Album pa Plum” dhe me DJ Likatek në albumin e viti 2010 “Frekvenca”. Në vitin 2009, Fatosi e ka miksuar këngën “Ku Jam” të Fatime Kosumit. Mund të shini dhe dëgjoni disa nga bashkëpunimet e tij me Mehdi Çekun duke klikuar këtu dhe këtu

Top tre gjërat që nuk i keni ditur në lidhje me Fatosin:

1. Kënga “Mikrobiology”. Drum ‘n’ bassi i mirë përshtatet shumë mirë me videon e bërë mirë nga studio “Koperativa”. Kjo video është bërë pikërisht një muaj para shpalljes së pavarësisë, duke u bazuar në idenë e Yll Çitakut, madje edhe zgjedhja e muzikës ka qenë e tij. Sipas Qetës video është bërë për “vetëm një ditë dhe intenzivisht nga stacioni i parë tek Bregu i Diellit te banesat e bardha e deri në Gërmi dhe anasjelltas, me lejen e shoferit të autobusit, mirëpo qarkullimi i udhëtarëve ka qenë normal sikurse është gjithmonë dhe s’kemi pas probleme fare”. Shikoni videon këtu.

2. Muzika për intro të emisionit “Express” të KTV-së është prodhim i studios “Ritmiko” të Qetës. E keni dëgjuar dhe nuk e keni ditur, dhe tani jam e sigurt se nëse ju pëlqen puna e Ritmiko, ju do të ndiqni çdo gjë që ndodh dhe që publikohet.

3. Mund të kontaktoni me Fatosin duke vizituar http://ritmiko.com/. Studio e Fatosit mirret me kompozim, inçizim dhe publikim të muzikës elektronike të të gjitha zhanreve. Nëse jeni i/e talentuar në krijim të tingujve elektronik ose luani ndonjë instrument, mendoni që të publikoni punën tuaj nëpërmjet etiketës “Ritmiko”.

- Mirjana Radovanovic

Foto: Armend Nimani