Dokumentarë

Arkivi
2012

Prill (4) Mars (4) Shkurt (2) Më të vjetra

By: Alban Muja & Yll Çitaku

Nëse ndonjëherë jeni munduar të gjeni rrugën tuaj nëpër Kosovë, atëherë e dini që pikat e referimit sikurse monumentet, ndërtesat e famshme, apo restaurantet dhe kafiqat janë pika të orientimit, e jo emrat e rrugëve. Këto të fundit kanë ndryshuar disa herë gjatë dekadave të fundit dhe prandaj është vështirë të përcillen.

Për shërbimin postar, kjo bëhet ankth. Shpesh, njerëzit të cilët dërgojnë letra japin vetëm një pikë të referimit dhe emrin e pranuesit të letrës apo një adresë të mangët. Pastaj, postierët ngjajnë në detektiva, duke shkuar përreth, duke pyetur njerëzit për emrat, pikat e referimit, apo çfarëdo të dhëne rreth asaj se ku pranuesi i letrës jeton.

Nëse jeni kureshtar se s’i ballafaqohen me situatën zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë apo pse një ndërtesë në Prishtinë e ka emrin e një këngëtarës atëherë shikoni “Blue Wall Red Door – Muri i kaltërt, dera e kuqe”.

Dokumentari i Alban Mujës dhe Yll Çitakut e prezanton kaosin e rrugëve të paemërta, një kujtim i zbrazëtive që i ka lënë historia.

-Sarah Wischmann