Nëse monumenetet ofrojnë informata për historinë, vlerat dhe aspiratat e shoqërisë, atëherë ato të Prishtinës janë aq hutuese sa edhe magjepëse. Nga vëllazërimi te NEWBORN-i dhe Skëndërbeu te Nëna Terezë, gazetarja Jeta Abazi mundohet të ju jap kuptim skulpturave që janë të shpërndara nëpër peizazhin e kryeqytetit të Kosovës.
Dokumentari i Abazit “Capturing History – Inçizim i Historisë” me vend fillon me përurimin e shtatorës të bronzit të ish-kryetarit të SHBA-ve Bill Clinton-it në Prishtinë. Është një moment paksa i pakëndshëm kur Clinton i lëshon sytë statusë së tij 3.5 metërshe, që mund të ketë më shumë ngjajshmëri me një arrushë stërmadhe plishi sesa me njeriun, intervenimi ushtarak i të cilit i ka shtyer forcat serbe jashtë Kosovës më 1999.
Elementet kontraditkore të statujës së Clinton-it e përcaktojnë tonin përderisa Abazi i hulumton skulpturat tjera të Prishtinës. Figura madhështore e Gjergj Skëndërbeut i përshtatet statusit të tij të heroit tek Shqiptarët, mirëpo gjithashtu është edhe si e fundosur. Monumentete komuniste të ngirutra në emër të vëllazërimit dhe bashkimit tani simbolizojnë shtypjen e një kohe të shkuar. Dhe përse është Nëna Terezë aq lehtë të anashkalohet edhe se gjindet në rrugën nëpër të cilën ecin më së shumti njerëz në Prishtinë, e cila e ka edhe emrin e saj?
E për NEWBORN ... thjesht duhet ta shikoni filmin.
--Nate Tabak