Para Etheve të Arit në Kaliforni, ishte Novo Bërda. Ky komunitet në Kosovën lindore, që daton që nga shekulli i katërt para Krishtit, dikur lulëzonte me mijëra njerëz dhe miniera të pasura. Këto ditë, kështjella e saj është në gërmadha dhe njerëzit e saj sapo nuk janë zhdukur. Por disa minatorë modern ende kanë shpresa se do të gjejnë arkën legjendare të arit, përderisa në të njejtën kohë vjedhin nga Kosova pasurinë e saj kulturore.
Përkundër romancës së shkëlqimit të kaluar të Novo Bërdës, “Ethet e Arit” është një tregim i trishtuar. Metali i çmuar është një fantazmë e pakapshme. Çdo vendorë duket se e njeh dikë që ka gjetur ari, por nuk ka prova për këtë. Por, ajo dritëz e shpresës, është një narkotikë i fuqishëm. “Çdokush këtu mendon për gërmimin”, një njeri thotë.
Por kur minatorët kryësisht largohen me duar të zbrazëta, e gjitha që mbetet është shkatërrimi i pakuptimtë i Novo Bërdës.
“Ka një enigmë të vërtetë këtu.
… Ata vazhdojnë të tentojnë të gjejnë një qyp të arit, por nuk ka rezultate”, thotë një komandant i policisë. “Ata nuk kanë bërë asgjë tjetër përpos që e kanë shkatërruar këtë vend me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore.”
--Nate Tabak