Çka e ku

Archive
2012

Maj (6) Prill (8) Mars (7) Shkurt (6) Janar (4) older...

Recent

 

Çeku për Ditën e Evropës vetëm me thirrje

By: Nora M.

Dita e Evropës, e cila është shpallur një "Ditë" në Samitin e Milanos në 1985, është një ditë që është menduar që të festohet për krijimin e Bashkësisë Evropiane dhe kjo ditë është menduar që të festojë vlerat Evropiane të "paqes dhe solidaritetit." Me aq pak si "Dita e Evropës ", natyrisht, dikush kishte menduar se kjo ditë pushimi duhet të festohet nëpër tërë Evropën. Por në të vërtetë kjo është menduar të festohet nga shtetet anëtare të BE. Edhe pse 9 maji është ditë për festë për shtetet e BE në veçanti, prapë se prapë të gjithë ata që nuk janë anëtarë thirren që të bashkëngjiten dhe të festojnë një bashkim pjesë e të cilit ato shtete nuk janë. Mu kjo është ajo që ka bërë Kosova këtë javë. Përkundër faktit që BE ka imponuar disa prej ligjeve më të ashpra ndaj imigrimit dhe tregtisë për kosovarët, dhe përkundër mosinteresimit të tyre dhe dykuptimësisë mbi bashkëngjitjen tonë në BE ose jo, ne ende kemi insistuar që të festohet një ditë feste e krijuar nga një bashkësi që ende nuk na njeh plotësisht si një shtet i pavarur.

Po, Kosova është në Evropë dhe njerëzit e saj janë evropianë, por "Dita e Evropës" nuk është. Derisa Kosova ka festuar Ditën e Evropës ngjarja kryesore ka qenë një ekzekutim me kitarë klasike në Teatrin Kombëtar në Prishtinë nga Petrit Çeku, së bashku me Ribeiro Rodrigues (Portugali) dhe Tomislav Vuksić (Kroaci). Çeku konsiderohet si një prej kitaristëve klasik më të mirë dhe ai është prej Prizrenit. Ai është një muzikant i talentuar për të cilin një shtet i vogël si i yni duhet të jetë krenar. Edhe pse ka njerëz të panumërt që e kishin blerë biletën për ta parë atë duke ekzekutuar, kjo ngjarje ka qenë "vetëm me thirrje." Një Kosovar i suksesshëm, ekzekuton në shtetin e vet, por vetëm për disa të "elitës" që janë aq të vlefshëm sa ta shohin atë. 

Çeku luan muzikën me një ndjesi intensive, duke kontrolluar ritmin dhe dinamikën e veprës me një precizitet ekstrem. Dhe shihet qartë brenda tërë kontrollit dhe precizitetit se kjo qe e bën është një pasion për te. Muzika të cilën e bën ai nuk duhet të jetë në dispozicion vetëm të disave që mund ta marrin "thirrjen". Ne jemi të hidhëruar ndaj BE për përjashtimin e neve gjatë tërë kohës, dhe prapë se prapë, dhe ne vet shpesh e bëjmë të njëjtën gjë njëri tjetrit. Kultura duhet të jetë në dispozicion të çdonjërit dhe çdonjëri duhet të ketë qasje ndaj saj, sidomos në ditën që është menduar të festojë vlerat universale sikur që janë "paqja dhe solidariteti."

Foto: Majlinda Hoxha

 

Write a Comment

art