Çka e ku

Archive
2013

Maj (14) Prill (10) Mars (9) Shkurt (8) Janar (5) older...

Recent

 

Ëndërra e Ngrirë: K2.0 recension

By: Sarah Littisha Jansen

Edhe vizitorët me shumë pak informata apo ata që sapo kanë ardhur në Prishtinë mund t’a gjejnë Galerinë e Arteve të Kosovës. Ajo ndodhet prapa Bibliotekës Kombëtare të veçantë dhe aktualisht aty është e hapur ekspozita Ëndërra e Ngrirë nga artisti prishtinas Agim Salihu. Ekspozita ndodhet në katin kryesor të galerisë dhe përfshin dhjetra punime që Salihu i ka bërë nga viti 1985 deri në vitin 2012. Punimet mbulojnë jo vetëm një spektër të gjërë të viteve, por edhe madhësisë, formës, dhe mediumit. Punimet relativisht të mëdha janë të baraspeshuara në një mur me një rresht të tetë punimeve zi e bardhë, të cilat janë më të vogla se një kartolinë dhe kërkojnë një hetim nga afër. Hollësitë dhe intriga e këtij grupimi, pjesët individuale e të cilit janë përfunduar gjatë viteve të ndryshme, punojnë për të dëshmuar fjalën e vjetër të urtë që madhësia nuk është gjithçka.

Subjektet në punimet e ekspozitës përfshijnë dema dhe figura të njerëzve, si dhe subjekte shumë më abstrakte. Mungesa e realizmit artistik, përpjekja për të portretizuar një objekt në art ashtu siç “objektivisht” perceptohet, si dhe motivet e përsëritura të formave dhe ngjyrave i japin një cilësi ëndërrore ekspozitës. Interesi vizual rritet më tej nga natyra e përdorjes së mediumeve të ndryshme. Kështu krijohet teksturë dhe thellësi e pabesueshme, si dhe një pamundësi intriguese për të klasifikuar: këto vepra nuk janë vetëm piktura, as vizatime, sepse ato me shkathtësi kombinojnë mediume dhe teknika të ndryshme. Kjo është e dukshme deri në pikën që pyetjet që kanë të bëjnë me procesin e krijimit të artit mund të jenë po aq të pranishme në mendjet e shikuesve sa pyetjet që kanë të bëjnë me kuptimin e punimit.

Një vizitë ekspozitës, e cila do të mbetet e haur deri më 5 maj, për të shijuar art vendor ishte një mënyrë e bukur për të kaluar një pasdite të qetë të premten. Galeria është e hapur e martën dhe të premtën nga ora 10:00 deri 18:00 dhe të shtunën nga ora 10:00 deri 17:00. Personeli është shumë miqësor dhe me siguri do të të drejtojnë tek ​​galeria shtesë ku ka një ekspozitë të pikturave të Bajram dhe Farija Mehmetit. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 10 maj.

Foto: Enver Bylykbashi

 

Write a Comment

art