Çka e ku

Archive
2013

Maj (14) Prill (10) Mars (9) Shkurt (8) Janar (5) older...

Muaji ne Foto/Shkurt 2012

By: Kosovo 2.0

1 Shkurt

Pamje në Parkun Nacional Batllava. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdhaja të borës mbizotëruan përgjatë muajit shkurt.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

2 Shkurt
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdhaja te bores, vështirësuan lëvizjën e njerëzve nëpër pjesët rurale të vendit.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

3 Shkurt

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, mbajti zgjedhjet për Kryetar te FFK`s në Prishtinë, ku me shumicë votash u rizgjodh Vadil Vokrri si kryesues i kësaj federatë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

4 Shkurt

Avokati i Popullit Sami Kurteshi vizitoi 17 familjet të cilët jetojnë në kontejnera të metalit në “Fushën e Pajtimit.” “Është shqetësuese dhe e papranueshme gjendja e mjerueshme në të cilën jetojnë këta njerëz. Kjo jetë është e padinjitetshme. Aty ku nuk ka dinjitet, as që mund të shkohet më tutje e të flitet për të drejta të njeriut”, u shpreh Avokati i Popullit.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

5 Shkurt

Pamje nga kryeqtyteti. Temperaturat e ulëta si dhe reshjet e mëdhaja të borës, kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në qytet si dhe rajon.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

6 Shkurt

Në Hotel Victory u bë promovimi i ribotimit të librit të Adem Demaçit “Gjarpinjt e Gjakut.”
“Gjarpinjt e Gjakut” për herë të parë është botuar me 1958. Derisa autori ishte në burg, libri kishte hyrë në indeksin e “materialit subversiv” për UDB-në.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

7 Shkurt

Sipas një raporti të EULEP-it, toka e bukës në Kosovë është e helmuar dhe konsumimi i produkteve bujqësore të vendit paraqet rrezik real për jetën e kosovarëve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka vend per panik, duke iu referuar konstatimeve te raportit EULUP që nuk kanë bazë shkencore. EULUP ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore mbi normat e lejuara me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.
(K2.0 Photo/ Atdhe Mulla)

8 Shkurt
Profesori kosovar Xhevdet Elezi, që ishte pjesë e projektit të financuar nga Komisioni Europian për hulumtimin e ndotjes së tokës, tregon se konstatimet në atë raport janë të vërteta dhe s’kanë të bëjnë asgjë me tendenca siç po deklarojnë zyrtarët qeveritarë. Sipas tij, këto mostra na sinjalizojnë se ka ndotje të tokës dhe kontaminimi me metale të rënda mund të kalojë përmes zinxhirit ushqimor tek njerëzit.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

10 Shkurt

Banka botërore publikoi raportin “Zhvillimi dhe vlerësimi i opsioneve të furnizimit me energji elektrike për Kosovën.” Në raportin e saj të hartuar nga ekipi i firmës së konsulencës “DHInfrastructure”, dhe i rishikuar nga punonjësit e Bankës Botërore përfshin shqyrtimin e ndikimeve mjedisore dhe shqyrton disa kombinime të alternativave energjetike për plotësimin e kërkesave të ndryshueshme ditore dhe stinore.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

10 Shkurt

Pamje nga Obiliqi.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

11 Shkurt

Shitësit e librave në qendër të Prishtinës, kodi i nderit shqiptar “Kanuni i Lekë Dukagjinit” në shitje.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

11 Shkurt

Me datën 11 Shkurt në barin Te Veni u bë promovimi i librit “9 Tregime” me autore Ichiyo Higuchi, japoneze me prejardhje nga një familje samuraj dhe përkthyese e librit Trina Gojani. Financimi i librit është bërë nga Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

12 Shkurt

Si pasojë e ortekut të borës në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, dhjetë persona të familjes Reka vdiqen.
(K2.0 Photo/ Atdhe Mulla)

12 Shkurt

Ekipet e shpëtimit pas ortekut në fshatin Restelicë.
(K2.0 Photo/ Atdhe Mulla)

12 Shkurt

Pesë vjecarja Amsera Reka është e mbijetuara e vetme e tragjedisë së Restelicës.
(K2.0 Photo/ Atdhe Mulla)

13 Shkurt

Pamje në Prishtinë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

14 Shkurt

Pamje në Prishtinë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

15 Shkurt

Parapërgaditjet për ditën e pavarësisë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava) 

16 Shkurt

Me 16 Shkurt, në teatrin Oda u mbajt parti për ditën e pavarsisë së Kosovës, ku DJ-të Nic Fanciulli,  Andrea Oliva, dhe Olive K erdhën për të kënaqur shijen e publikut që po festonin.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

17 Shkurt

Mijera qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës, me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

17 Shkurt
Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga parakalon para gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë të Kosovës me rastin e kremtimit të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

17 Shkurt

Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës, me rastin e 4 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

18 Shkurt

Me rastin e katër vjetorit të pavarsisë së Kosovës, Galeria e Arteve të Kosovës hapi ekspozitën e artistit Ismet Jonuzi “Nga vija te Forma” kuruar nga Eqrem Basha. Ekspozita u shoqërua nga Ethnically Plugged, grup i përbërë nga muzikantë të njohur kosovarë dhe i cili bazohet në përpunimin e këngëve popullore. Art dashësit mund të kenë mundësi ti shohin punimet deri me 17 Mars.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

19 Shkurt

Familja Hajrizi ia fali gjakun familjes Isufi nga Klina e Mesme e Skenderajt. Hata Hajrizi, e cila gjatë luftës i ka humbur tre djem, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historia e njëjtë iu përsërit edhe në vitin 2005. Asaj në mal iu vra Xhaviti, djali i madh, derisa po kryente punën si roje pylli. Tash pas shtatë vjetësh, kur nëna Hate dhe familja e saj pësoi nga kjo tragjedi, ajo dhe fëmijët e saj vendosën ta falin gjakun e tij.
(K2.0 Photo/ Jetmir Idrizi)

20 Shkurt

Nga 22.02 deri 22.03 do të jetë e hapur në Galerinë e Artëve të Kosovës ekspozita “Transformim i shumëfishuar” nga artistja Valdeta Veliu Vuçitërna, kuruar nga Zeni Ballazhi.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

21 Shkurt

Dy qej të rrugës marrin rreze dielli pranë urës që ndan qytetin e Mitrovicës.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

22 Shkurt

Në teatrin Dodona për një muaj e gjysmë rexhisorja Hana Qena mbajti provat e shfaqjes së saj të pestë, Ëndrra e një Natë Verë. Ndër 12 aktorët që janë pjesë e shfaqjës është edhe aktorja e mirenjohur Melihate Qena, e cila mban një ndër rolet kryesore. Premiera e kësaj shfaqje pritet të mbahet me 11 Mars.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

23 Shkurt
Kryeministri Hashim Thaci në një konferencë shtypi mbi heqjen e fjalës “Republikë” nga emri zyrtar i Kosovës dhe shtuarja e fusnotës spjeguese në prezantimin e Kosovës në organizata dhe nisma nderkombëtare. Kjo doli si rezultat e bisedimeve teknike midis Prishtinës dhe Beogradit.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

24 Shkurt

Ka përfunduar e qetë protesta katër orëshe e Lëvizjes Vetëvendosje kundër heqjes së fjalës “Republikë” dhe shtuarjen e fusnotës spjeguese në emrin e Kosovës kur përfaqësohet në organizata dhe nisma ndërkombëtare. Përmbylljen e protestës e ka bërë lideri i VV-së Albin Kurti, i cili para protestuesve ka folur për pasojat e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
(K2.0 Photo/ Kushtrim Tërnava)

27 Shkurt

Me 27 Shkurt Gegë Bar sjelli një trio artistësh muzikantë nga Holanda: Dagga Dagga dhe The Geocities Memorial Orchestra. Artistët treguan se sapo kishin mbërritur nga një ekspozitë që e kishin mbajtur në Tiranë. Ata planifikonin të vazhdonin udhëtimin në vendet e Ballkanit për të prezantuar punën e tyre.
(K2.0 Photo/ Dardan Zhegrova)

 

Write a Comment

art