Sonte me 28 janar, në 21:30, Mitrovica Rock School (Rock Shkolla e Mitrovicës) është duke e mbajtur një koncert pa pagesë për Musicians Without Borders (Muzicientët Pa Kufi) në Ruanda në Qendrën Rinore dhe Rock Shkollën e Mitrovicës. Në koncert do të bëjnë muzikë Dejan Pavićević, Na Dlanu (Sandra dhe Ivana Dobrić), Jelana Zafirović, dhe Emir dhe Milan Kabašić.
E themeluar në vitin 2008, Mitrovica Rock School ka punuar me 250 muzicientë të rinj serb dhe shqiptarë në të dy anët e lumit Ibër. Për shkak të situatës së tensionuar aty, shkolla ka degë në veri dhe në jug të Mitrovicës. Por, çdo vit, studentët bëhen bashkë në Shkup për shkollën verore.
Musicians Without Borders punon në projekte të muzikës në vende që kanë kaluar nëpër konflikt. Ata kanë projekte në gjithë botën, përfshirë edhe në Kosovë, Ruanda, Uganda, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Palestinë.
Foto: Mitrovica Rock School