
Kontratat afatshkurtra që ua mohojnë të drejtat punëtorëve
Mijëra të punësuar me kontrata të parregulluara të sektorit publik.
|2020.03.02
|
"Paga është e vogël, por po mbesim me shpresë që do të arrijmë të punësohemi si shërbyes civilë dhe do të kemi paga më të mira".
Arta, e punësuar përmes një MShV-je në Komunën e Fushë KosovësInstitucionet e niveleve lokale dhe qendrore janë të stërngarkuara me njerëz të punësuar përmes MShV-ve.
Të punësuarit me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta konsiderohen të privilegjuar në tregun e punës në Kosovë, ku papunësia llogaritet të jetë rreth 30%.
Gjetjet e raporteve të ZKA-së tregojnë që në të shumtën e rasteve, institucionet e Kosovës nuk i publikojnë konkurset për punësimin e njerëzve me kontrata mbi vepër, kështu duke i diskriminuar të tjerët.
"Sot, me gjetë një vend pune në shoqëri civile apo në profesion e kisha lanë këtë punë. Por, nuk kam kah me ia majtë njëherë."
Jetoni, i punësuar në qeveri përmes një MShV-je.
Merita Berisha-Prebreza
Merita Berisha – Prebreza ka përfunduar masterin e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka rreth gjashtë vite përvojë pune në media si gazetare, ndërsa për tri vite ka punuar në organizaten joqeveritare Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) si hulumtuese dhe zyrtare për media. Merita është përfituese e programit Bursa në Gazetari për të Drejta të Njeriut (cikli 2019).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.