
Vitet ’90: Potenciali i humbur
Shkarkimi masiv nga puna u shkaktoi dëme të pandreqshme, ndërsa tani nëpërkëmben si pensionistë.
|2020.12.10
|
"I kam thanë vetes se do të dal të punoj hamall, e nuk do t’u dorëzohem as këtyre [regjimit serb], as atyre [migrimit]. Nuk do t’i marr fëmijët e me shku nëpër Rumani e Bullgari."
Sabit Islami, inxhinier“Për një moment, të dy pa punë. Katër fëmijë."
"Nuk ka qenë fare lehtë të qëndrosh në Kosovë kur shumica iknin.”
Rilind GërvallaPërtej pagave të papaguara si pasojë e largimit nga puna, çështja është nëse mund të kuantifikohet humbja e potencialit shoqëror.
Largimi nga puna ka ndikuar në humbjen e kontributeve për sigurimin pensional dhe të përfitimeve tjera, si shtesat për fëmijë.
Shteti i Kosovës u ka hedhur "kripë në varrë" pensionistëve të sotëm, po atyre që regjimi serb i shkarkoi masivisht nga puna njëherë e një kohë.
Aktualisht në Kosovë janë 23 skema pensionale të rregulluara me tetë ligje të ndryshme, të cilat shpesh bien ndesh njëra me tjetrën.

Artan Krasniqi
Artan Krasniqi ndjek studimet doktorale në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Që nga tetori 2014 është asistent në një grup lëndësh në po atë departament. Nga viti 2009 deri më 2019 ka qenë pjesë e grupit medial Koha, njëherë si gazetar i kulturës për gazetën Koha Ditore, pastaj si redaktor në portalin Koha.net. Ai shkruan në rubrikën e përjavshme “Monument” në gazetë, si dhe ka të botuara gjashtë vëllime të serisë “Monument” me Botimet KOHA, në shqip dhe anglisht. Ka përvojë edhe në organizata të analizave dhe hulumtimeve të opinionit publik. Artani është përfitues i programit Bursa në Gazetari për të Drejta të Njeriut (cikli 2020).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.