
Studentët shqiptarë kërkojnë ndryshime
Mijëra të rinj po kërkojnë ndryshime në sistemin arsimor të Shqipërisë.
|2018.12.14
|
Tetë kërkesat e studentëve
Të rritet buxheti në 5 përqind të PBB-së për ta lejuar përgjysmimin e tarifave studentore dhe të ketë përmirësime në infrastrukturë dhe mësimdhënie (brenda universiteteve dhe konvikteve);
Të ketë transparencë në buxhetet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të publikohen online të gjitha shpenzimet;
Të rritet vota totale e studentëve në zgjedhjen e kandidatëve për dekanë dhe rektorë nga 10 përqind në 50 përqind dhe të ketë përfaqësues studentor në çdo senat akademik të çdo fakulteti;
Të rishikohen titujt akademikë dhe të verifikohet se nuk ka plagjiaturë në doktoratura dhe libra shkollorë;
Bazuar në Paragrafin 2 për Këshille Studentore të Nenit 99 të Ligjit për Arsim të Lartë, ne kërkojmë që Bordi Menaxhues i Institucioneve të Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë të votave nga Anëtarët e Senatit Akademik dhe Institutet e Arsimit të Lartë dhe të shtohet një përfaqësues studentor në këtë bord;
Të gjithë studentëve t’u sigurohen karta studentore brenda vitit akademik 2018-19;
Të ndërtohen biblioteka me standarde evropiane dhe librari online në gjuhën shqipe pa pagesë për të gjithë studentët;
Të vlerësohet performanca e mësimdhënies, të kërkohet nga profesorët të kenë hulumtime të publikuara online si dhe ligjerata të publikuara online.

Fjori Sinoruka
Fjori Sinoruka ka kryer studimet bachelors në degën e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës. Aktualisht ajo është duke kryer studimet master në degën marrëdhënie me publikun. Fjori është pjesë e Qendrës Shqiptare për Gazetari Kualitative dhe punon si gazetare në Shqipëri.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.