
Dy realitete pa pikëtakim
Ndarja e thellë informative mes komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë.
Asnjëra hapësirë informative nuk e sfidoi mjaftueshëm narrativën e vet.
Qytetarët shqiptare dhe ata serbë të Kosovës nuk kanw një baze të përbashkët faktuale.
Mungesa e fakteve të përbashkëta, si dhe e mediave e figurave publike të besueshme i lë të dyja komunitetet të ankoruara në realitete të papajtueshme, sipas Darko Dimitrijevic, kryeredaktor i Radio Goraždevac.
Edhe pse kanalet në Telegram kanë audienca të mëdha, nuk ka të dhëna që tregojnë sa serbë të Kosovës i ndjekin ato.
Mosbesimi është edhe më i theksuar ndaj mediave në gjuhën shqipe në Kosovë.
Mediat mund të krijojnë përshtypjen mbizotëruese se armiqësia është marrëdhënia e vetme mes dy komuniteteve.
Dimitrijević thotë se ky mjedis rëndohet më tej nga mungesa e raportimit dygjuhësh. Për pasojë, burimet e informacionit ndryshojnë dukshëm.
Shumica e qytetarëve konsumojnë lajme në gjuhën e tyre amtare, përmes mediave që pasqyrojnë narrativat përkatëse politike, dhe sipas tij, nacionalizmin në rritje në të dyja anët.
“Pikat e përbashkëta janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe shfaqen kryesisht përmes një numri të vogël mediash të pavarura që fokusohen në raportim dygjuhësh, nismave të shoqërisë civile ose raportimit të përbashkët për çështje të përditshme e universale, si ekonomia, shëndetësia dhe mjedisi”, thotë ai.
Raportime mediale për bashkëjetesën dhe tolerancën mes dy komuniteteve në mediet shqipfolëse ka pasur ndër vite, por ato kanë qenë kryesisht sporadike dhe nuk kanë arritur ta bëjnë komunitetin tjetër vazhdimisht të pranishëm në hapësirën informative të secilit.
Për shembull, gjatë vitit 2026, K2.0 publikoi një seri artikujsh ku gazetarë serbë dhe shqiptarë bashkëpunuan për të raportuar lidhur me shqetësimet e përbashkëta në komunitetet e tyre, që shkojnë përtej politikës. Ata raportuan për gjuhën e urrejtjes, degradimin e mjedisit dhe lumenjve, si dhe taksën menstruale.
Tetë gazetarë, katër shqiptarë e katër serbë dolën në terren për të raportuar për probleme që tejkalojnë politikën e theksuar mes Kosovës dhe Serbisë. Raportuan për probleme që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e të dyja komuniteteve, si era e rëndë e lumit Kishnica, që i detyron familjet shqiptare dhe serbe t’i mbajnë dritaret mbyllur, teksa banorët më të moshuar nga të dyja komuniteteve kujtonin periudhat kur kishin notuar e peshkuar bashkë si fëmijë në atë lumë.
Sipas Sovrlić, formula për të gjetur pika takimi mes hapësirave informative të këtyre komuniteteve është e thjeshtë: mediat duhet ta bëjnë punën e tyre profesionalisht.
Dimitrijević, i cili ishte një nga autorët e shkrimit për degradimin e mjedisit nga deponitë ilegale në Pejë, thotë se raportimi sensacionalist, si ai i mediave pro-qeveritare në Beograd për komunitetin shqiptar, ashtu edhe ai i mediave shqipfolëse në Kosovë për komunitetin serb, e zhvesh raportimin nga dimensioni i përbashkët njerëzor i jetës së përditshme. Vështirësitë sociale dhe ekonomike, shqetësimet mjedisore dhe rastet reale të bashkëjetesës mes fqinjëve shpesh shpërfillen në favor të titujve shqetësues dhe raportimit të ndërtuar mbi kërcënimin.
“Ajo që mungon vazhdimisht në portretizimin dominues, sidomos në raportimin sensacionalist, është dimensioni njerëzor: jeta e përditshme, vështirësitë e përbashkëta sociale e ekonomike dhe rastet reale të bashkëpunimit ndëretnik në terren. Të gjitha këto anashkalohen vazhdimisht në favor të konfliktit politik të nivelit të lartë”, thotë ai.

Gentiana Paçarizi
Gentiana Paçarizi është gazetare dhe ka përfunduar studimet master në Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka qenë redaktore menaxhuese në K2.0 gjatë periudhës 2022–2025.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.


