
Të eksperimentosh me paqen
Si po e manipulojnë marrëveshjen e paqes partitë politike në Bosnje dhe Hercegovinë.
|2018.12.08
|
Sidoqoftë, nga fillimi i tij ky rast ka qenë i njollosur nga ndërhyrjet politike të përkrahësve të ideologjive politike që kanë mbetur në fuqi në Bosnje dhe Hercegovinë prej luftës.
Pas konfirmimit nga Gjykata Kushtetuese se gjykimi nuk i shkeli të drejtat e Marko Radić-it, HDZ e ka gjetur një mënyrë për t'ia përgjysmuar dënimin dhe për ta liruar së shpejti.
Gjykata e Qarkut të Zagrebit e miratoi vendimin për ta pranuar pjesërisht gjykimin e Gjykatës së BeH, dhe më pas e reduktoi dënimin e Radić-it nga 21 vjet burgim në 12 vjet e 6 muaj.
Mbështetësit e Radić-it veç se kanë filluar të vënë banera mirëpritës nëpër Mostar, prej kur vendimi për ta përgjysmuar dënimin e tij u bë i njohur për pubikun.

Gorana Mlinarevic
Gorana Mlinarević është hulumtuese e pavarur. Hulumtimet ndërdisiplinore të saj fokusohen në ndjekjen penale të dhunës seksuale të kohës së luftës, në çështje të luftës dhe pasluftës, dhe në përvojat që ndikojnë tek gratë. Ajo shpeshherë i eksploron kryqëzimet dhe tensionet ndërmjet politikave të identitetit dhe realiteteve socio-ekonomike të shoqërive të pasluftës.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.