
Jostabiliteti global e forcon ndikimin rus në Ballkan
Derisa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE, e tensionet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit sa vinë e shtohen, ndikimi rus në Ballkan duket se po rritet.
|2016.12.07
|
Si rajon në oborrin e BE-së, por gjithashtu si zonë e varfëruar, jostabile dhe me lidhje të forta me Rusinë, Ballkani Perëndimor u shndërrua në fushëbetejë diplomatike dhe ideologjike.
Një numër mediash në Serbi, kryesisht tabloide, e shtyjnë përpara agjendën proruse dhe proputineske në mënyrë të hapur.
Përderisa Serbia vazhdon me politikën e saj të përpjekjes për t'i ndalur kërkesat e Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, mbështetja e Rusisë do të jetë e një rëndësie të madhe.

Nikola Burazer
Nikola Burazer është drejtor I programit në Centre for Contemporary Politics dhe redactor ekzekutiv në European Ëestern Balkans. Nikola kreu masters në drejtimin e Studimeve të Nacionalizmit në Central European University (CEU) në Budapest dhe baqellors në drejtimin e shkencës politike në Universitetin e Beogradit. Puna e tij kryesisht fokusohet në politikë dhe nacionalizëm.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.