
Duke u rritur në një botë të krijuar nga Radovan Karadžići
Vendimi final na jep mundësi ta kapim momentin.
|2019.03.20
|
Kur u kryen krimet masive në Prijedor, unë isha gati tre vjeç. Nuk isha mjaft i moshuar për t’i perceptuar si krime e as për t’i kuptuar ndryshimet tektonike që kishin për ta ndryshuar përgjithmonë ambientin në të cilin u rrita.
Isha pjesë e një sistemi që përsëri vendosi të shlyente pjesë përmbajtësore të kulturës dhe qenësisë së tij. Kisha nevojë për shumë kohë që t’i mbuloja ato që më kishin ikur, madje edhe sa i përket hollësive më të vogla.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.
