
Hijet e diasporës
Duke u rritë në pafjalësi.
|2018.06.16
|
Në këtë gjuhë rastisa fillimisht në një botë të trilluar. Në shkrirjen e imazheve lëvizëse dhe zërave të ndryshëm, unë e gjeta hyrjen time në një fushë të re të fjalëve. Por mbeti fushë e zbrazët. Gjuha ime asnjëherë nuk doli realisht nga trillimi.
Atë mbrëmje ne të gjithë u ulëm së bashku dhe pimë çaj të zi me sheqer - si gjithmonë. Unë isha e ulur në dyshek dhe po i shikoja të gjitha fytyrat që nuk i kisha parë me vite. U mundova t’i lexoja plagët në fytyrat e tyre, u mundova ta dëshifroja se cilat shqetësime dhe frika e kishin fuqinë për të krijuar vija kaq të thella.
Kur hyra në klasë në ditën e parë të shkollës, isha e rrethuar nga ajo gjuhë që vazhdimisht më kujtonte se nuk përkisja në këtë vend.

Jehona Kicaj
Jehona Kicaj është studente e cila është duke kryer studimet master në drejtimin e filozofisë dhe letërsisë gjermane në Leibniz University në Hannover. Ajo u lind në Suharekë, Kosovë, para se të migronte në Gjermani në vitin 1993. I pëlqen letërsia gjermane dhe shqipe, arti dhe fotografia.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.