
Jeta e padukshme e grave rome, ashkalie dhe egjiptiane në ‘periferi’
Nxjerrja e grave rome, ashkalie dhe egjiptiane nga skajet e shoqërisë.
|2019.12.10
|
Bazuar në llogaritjet e Fondit të Kursimeve Pensionale, del se vetëm 0.08% e të punësuarve të sektorit publik janë nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë.
Më pak se 10% e vajzave rome, ashkalie dhe egjiptiane që mbarojnë filloren, e vazhdojnë shkollimin.
Një herë Sakibja ishte takuar me një zëvendës ministër të arsimit për të folur lidhur me mësimin në kontejnerë të nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë në fshatin Plemetin, Obiliq. “Ai më tha ‘magjuptë nuk janë të interesuar të shkollohen’”.
Megjithëse fëmijët e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë përballen me diskriminim në shkolla, ata dhe prindërit e tyre hezitojnë të flasin haptas duke u frikësuar nga pasojat e mundshme në rast të raportimit.

Donika Lamaxhema
Donika Lamaxhema ka përfunduar studimet në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Ajo punon si gazetare në televizionin Klan Kosova, ku momentalisht është producente e emisionit “Nd’rrimi i Natës”, dhe moderatore e lajmeve. Në vitin 2016 ajo ka fituar çmimin e dytë për storjen e varfërisë të ndarë nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Donika është përfituese e programit të K2.0, Bursa në Gazetari për të Drejta të Njeriut (cikli 2019).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.