
Jeta pas tërmetit nënkupton rrekjen për rindërtim
Jeta e përditshme e një familjeje në Sisak të Kroacisë gjatë tërmetit dhe pas tij.
|2021.01.20
|
Të mbijetosh tërmete bashkërisht ngjan si të mbijetosh luftën.
Ky ishte më i fuqishmi deri më tash, toka u drodh sikur kurrë më parë.
Erdhi viti i ri! Pruftë tokë të qetë dhe dritë!
Kur mbyll sytë, së pari shoh livadhin ku mërdhiva duke e mbajtur foshnjën time të martën e kaluar pasi 6.4-shi shkundi tërë lumturinë nga jeta ime.
Vetëm disa çaste pasi vura kokën në jastëk dhe mbylla sytë, teksa mendoja si do të kthehem në shtëpi pas 20 ditësh zhvendosjeje, shtëpia lëvizi.

Emina Bužinkić
Emina Bužinkić është aktiviste politike që punon në udhëkryqin mes migracionit, arsimit, feminizmit tejkombëtar dhe solidaritetit. Ajo vijon hulumtimet doktorale për studime kritike kulturore dhe arsimore pranë Universitetit të Minnesota-s në ShBA, ndërsa viziton shpesh Kroacinë dhe Ballkanin dhe është aktive në kolektivin Trans-Balkan Solidarity, AGITATE! — Unsettling Knowledges and Imagining Transnational Solidarities Research Circle. Ajo beson në ndryshim, tejdisiplinaritet dhe në fjalë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.