
Takimi i 26 tetorit u zhvillua në sfondin e një raporti tashmë të tensionuar mes Kosovës dhe BE, e cila i kishte vendosur masa ndëshkuese Kosovës.
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nënkuptonte se të dyja palët do të fitonin diçka, në këmbim të lëshimeve që do të bënin.
Sipas Maliqit, dy qeveritë shfrytëzuan tensionet mes Kosovës dhe Serbisë për konsum të brendshëm politik, duke ndërtuar përmes tyre narrativa që u shërbenin interesave të veta.
Sipas Augustin Palokaj, kur pritej që të kishte përparim në zbatimin e marrëveshjes, u pa që Serbia, nuk e kishte ndërmend t’ia niste zbatimin.
Me masat ndëshkuese të BE tashmë në fuqi dhe me sulmin në Banjskë që ndodhi më pas, dialogu u ngri.
Obligimi i Kosovës për ta zbatuar Asociacionin u bë i qartë në vitin 2016, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës shqyrtoi parimet udhëzuese për themelimin e Asociacionit.
Sipas Maliqit, çështja e Asociacionit është politizuar aq shumë sa është kthyer në mit dhe tash miti ka marrë jetë të veten.
Veprimet e ndërmarra gjatë tri viteve në komunat me shumicë serbe u shndërruan në një prej kartave kryesore të fushatës zgjedhore për Kurtin.
Veprimet e qeverisë Kurti krijuan të paktën dy kampe mendimi te komuniteti shqiptar.
Zhvillimet politike që pasuan e rikthyen raportin me Serbinë në qendër të agjendës gjatë gjithë mandatit, kurse dialogu i brendshëm me serbët nuk u zhvillua asnjëherë.
Sipas Lazarević, qeveria e Kosovës ka dështuar të ndërtojë kanale të besueshme besimi në nivel lokal.
Megjithatë, zhvillimet politike që pasuan e rikthyen raportin me Serbinë në qendër të agjendës gjatë gjithë mandatit, kurse dialogu i brendshëm me serbët nuk u zhvillua asnjëherë.
Sfida e Kosovës nuk mbaron me shtrirjen e sovranitetit brenda vendit. Po aq vendimtare mbetet edhe çështja e njohjes së sovranitetit të saj ndërkombëtarisht.
“Ky është një dështim edhe i BE sepse dëshmon se nuk e ka ndërtuar dialogun në shina, ku mund të thuhet se dialogu vazhdon pa marrë parasysh kush është në pushtet”, thotë Palokaj.
“Unë nuk shoh as vullnet as shtysë te Kosova e Serbia për t’u futur në BE. Sidomos jo duke bërë kompromise që kanë natyrë identitare”, thotë Maliqi.

Gentiana Paçarizi
Gentiana Paçarizi është redaktore menaxhuese në K2.0. Ajo ka mbaruar studimet master për gazetari dhe komunikim me publikun në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.