KOSOVO2.0

Kur shteti nuk dëgjon, gratë vriten

Kur shteti nuk dëgjon, gratë vriten

Rastet e Sebahate Morinës dhe Arlinda Zekajt dëshmojnë se përgjegjësia institucionale nuk mund të përfundojë me deklarata pas tragjedive.

Rasti i Arlindës na tregon se dështimet e së kaluarës nuk kanë sjellë ndryshimet e nevojshme dhe se institucionet vazhdojnë t’i përsërisin të njëjtat mangësi në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

Një strategji kombëtare mund të sjellë rezultate vetëm nëse mbështetet me buxhet të mjaftueshëm, staf të përgatitur, bashkëpunim ndërinstitucional dhe mekanizma të qartë për matjen e zbatimit dhe kërkimit të përgjegjësisë.

Gratë që raportojnë dhunën duhet të trajtohen si persona që kërkojnë mbrojtje dhe jo si probleme që institucionet përpiqen t'i trajtojnë e t’i mbyllin sa më shpejt.

author

Valentina Hajra

Valentina Hajra është udhëheqëse e zhvillimit për parandalimin e dhunës në familje dhe për mbrojtjen e fëmijëve në situata të cenushme. Hajra është sociologe dhe magjistre në të Drejtat e Njeriut me bazënë rajonin e Kronobergut, Suedi.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.