
Maliqi: Sovraniteti janë njerëzit, jo territori
Agon Maliqi flet për dialogun, mitologjizimin e Asociacionit, kostot e qasjes ndaj veriut dhe rrezikun që Kosova të mbetet jashtë ombrellave kolektive të sigurisë.
Prej fillimit dialogu ka qenë i bazuar në një presupozim që Kosova dhe Serbia janë të interesuara të integrohen në BE dhe ai interesim u ofron shtysë të arrijnë marrëveshje. Mendoj se kjo nuk është më shtysë.
Sovraniteti janë njerëzit, jo territori, sipas meje. Si Kosovë, duhet ta dimë që sovraniteti është legjimiteti që e fiton në sytë e njerëzve.
Kështu që, cili nga veprimet që Kosova i ka ndërmarrë në veri i ndihmon vendit ta sigurojë njohjen e pesë shteteve mosnjohëse të BE?
Në Kosovë, Asociacioni është kthyer në një lloj gogoli të patriotizmit.
Asociacioni është narrativë që është ndërtuar prej elitave.
Ballkani mbetet prapë i brishtë sepse për sa kohë që ke papajtueshmëri për kufij apo shtetet që janë së brendshmi të kontestueshme prej grupeve etnike, rreziku gjendet gjithmonë aty.
Mungesa e vëmendjes mund të kthehet eventualisht edhe në mungesë të resurseve.
Po anashkalohet nevoja e Kosovës për të qenë pjesë e ombrellave kolektive të sigurisë, e ajo është NATO. Për mua më prioritet do të ishte që Kosova të ishte pjesë e NATO se pastaj bëhesh pjesë e një ombrelle të sigurisë dhe kufiri yt është kufi i NATO.
Është kthyer dialogu nga instrument për të zgjidhur politika të mëdha në një lloj njësie e BE për menaxhim të krizës që merret me tema periferike por praktike të dialogut.

Gentiana Paçarizi
Gentiana Paçarizi është redaktore menaxhuese në K2.0. Ajo ka mbaruar studimet master për gazetari dhe komunikim me publikun në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.