
Koha për ta thënë me zë: Boll ma!
Marshi i parë i Krenarisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
|2019.06.21
|
Është koha ta themi me zë: Boll ma! Boll me shantazhe, boll me ngacmime, boll me dhunë.
Nuk është vetëm fjalë goje kur pretendojmë që kjo lëvizje aktiviste ka fuqi dhe potencial shumë të madh për ta shkundur shoqërinë dhe për të sjellë ndryshime.
Kjo është çështje për secilin person që don të ekzistojë në këtë shoqëri duke qenë ndryshe, pa frikë.

Lejla Huremovic
Lejla Huremović është feministe, aktiviste dhe grua e hapur lezbike që ka avokuar për të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e personave LGBTIQ në Bosnje dhe Hercegovinë, për më shumë se një dekadë. Ajo ka punuar për Këshillin e Shtypit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe ka punuar prej vitit 2011 për Sarajevo Open Center, një organizatë feministe që merret me të drejtat civile të komunitetit LGBTIQ. Ajo është një nga dy redaktorët e portalit lgbti.ba dhe është pjesë e bordit organizativ të Marshit të parë të Krenarisë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.