
Maska “jem”
Rrëfim për dhuratën që m’u imponua.
|2017.09.28
|
Zëri i maskës, me sigurinë e botës më thoshtë që isha burrë, dhe se burrat nuk njihnin frikën, dhe se nuk ka ndonjë gjë përtej burrit. Pra, burrit s’i dilte ballë askush. Burri ishte arritja kulmore. Burrë.
Fillova ta doja gatimin shumë. Nganjëherë kur askush nuk ishte në sh’pi, fillova të gatuaja për vete. Maska e urrente erën e përzier të tymit me ushqim.
“Ihaa Besnik edhe ti, Audi mo, kerr ai kerr ky, edhe ti qysh je i shkurtë, a din qysh dokesh n’Audi, taman burrë, ma i madh, ani shpejtësia ma. Hajde, merre kerrin e lej’ foret”. E mora veturën, i qova n’shkollë dhe unë e maska shpëtuam pa therrë në kambë.
Dashuria. Më vjen ta bërtas këtë fjalë ende. Sa pak e kisha thënë deri tash.

Besnik Leka
Besnik Leka punon për CARE International në programin Young Men Initiative (Nisma e Burrave të Rinj), ku ka udhëhequr shumë punëtori me studentë për t’i kundërshtuar rolet tradicionale gjinore. Ai i nisi studimet e nivelit master në degën e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2016.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.