
Në rastet e varfërisë ekstreme, fëmijët bëhen shtyllë e familjeve
Cikli i vafërisë në Kosovë po ua grabit fëmijëve të drejtat e tyre.
|2018.12.10
|
Ai humbi jetën pa gëzuar as rrogën e parë që, sipas marrëveshjes, do të ishte 200 euro në muaj.
“Të gjithë kemi faj”, thotë Rushiti, duke iu referuar vdekjes aksidentale. “Por askush nuk është krejtësisht fajtor, përveç situatës ekonomike në Kosovë”.
Riza Murati, që udhëheq seksionin përbrenda Policisë së Kosovës për Hetime të Trafikimit me Qenie Njerëzore, thotë se ata që jetojnë në varfëri janë dukshëm më të ndjeshëm ndaj trafikimit dhe shpesh edhe më hezitues që ta raportojnë.
Mecini thotë se një arsye që rëndon gjendjen e grave të reja është mohimi i trashëgimisë në pronë.
“Djali im më sheh se si lodhem dhe i di kushtet tona, prandaj edhe detyrohet të vijë me mua. Më tha ‘po vij të të ndihmoj pak’.
Muharrem AlimehajNakia thotë se i merr fëmijët për dy arsye: ngaqë burri del për mbeturina dhe ajo nuk mund t’i lërë vetëm, si dhe ngaqë shpreson se njerëzit do kenë më shumë mëshirë kur ta shohin me fëmijë të vegjël.

Fjolla Hajrizaj
Fjolla Hajrizaj është në përfundim të studimeve bachelor për gazetari në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Gazetarisë. Ka punuar në KosovaLive, ku ka realizuar video-storie në fushën e arsimit, artit, kulturës, barazisë, ambientit, e të tjera. Fjolla është përfituese e programit të K2.0, Bursa në Gazetari për të Drejta të Njeriut (cikli 2018).
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.