
Nikola Gruevski dënohet me dy vite burg
Ish-kryeministri maqedon shpallet i fajshëm në rastin e parë prej pesë rasteve.
|2018.06.11
|
Rasti i Prokurorisë ishte i ndërtuar mbi bisedat e përgjuara që u publikuan në vitin 2015, si pjesë e skandalit që u titullua ‘Bomba’ nga mediat.
“Në Maqedoni, të jesh zyrtar publik, e veçanërisht kryeministër, është nder”, u konkludua në vendim. “Për këtë arsye, ai është dashur të kujdesej për interesat e qytetarëve. Jo vetëm ai, por secili shërbyes publik duhet ta dijë se një prej parimeve themelore është parimi i përgjegjësisë”.
Një orë pas shqiptimit të vendimit, Gruevski iu adresua publikut nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook me mesazhin në vijim: “Kokën lart. Po vijnë kohë më të mira.”

Biljana Sekulovska
Biljana Sekulovska punoi në A1 TV – Makedonija nga viti 1993 deri në vitin 2011, përfshirë këtu punën e saj si korrespondente nga Uashington DC dhe Brukseli. Nga viti 2000 deri në 2010, ajo shkroi kolumne çdo javë për gazetën e përditshme Vesti. Në vitin 2013, ajo me një grup të kolegëve e themeloi portalin e video lajmeve, Portal NOVA TV.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.