
Një debat i humbur për kujtesën e luftës
Zhvendosja e debatit nga dokumentimi dhe kujtesa e luftës drejt ndëshkimit publik.
Dëshmia nuk është kurrë thjesht informacion a e dhënë që pret të mblidhet si statistikë e të sistemohet.
Asnjëra nga këto nuk kërkon që të vihet në dyshim qëllimi i Gashit për ta memorializuar luftën. Megjithatë qëllimi, në vetvete, nuk mjafton.
Ajo që duhej të pasonte, pra, ishte një përballje më e thellë me etikën e memorializimit, me standardet e dokumentimit dhe me detyrimet që sjell shndërrimi i krimeve të luftës në ekspozim publik.
Çfarë përgjegjësie merr mbi vete kushdo që vendos t’i ekspozojë masakrat në sheshin qendror të kryeqytetit, me mbështetjen institucionale dhe përballë një publiku që përfshin të mbijetuar, familjarë e të rinj pa kujtesë të jetuar të luftës?
Një shtet që dëshiron me të vërtetë t’i nderojë viktimat ka përgjegjësi shumë kohë para se prokuroria t’i trokasë në derë kujtdo.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.