
Një perspektivë tjetërqysh për të drejtat e grave dhe LGBTQ+
Me zgjedhje gati çdo dy vjet, midis premtimeve të largëta, K2.0 dëgjon ide për zgjidhje.
|2021.02.08
|
"Çështjet më shqetësuese që e pamundësojnë gëzimin e të drejtave të grave janë pasiguria e grave dhe pozita që ato zënë në ekonomi."
Liridona Sijarina, aktiviste feministe"Përderisa shteti bashkë me krejt mekanizmat e vet janë të kontrolluar nga burrat, nuk mund të flasim për politika gjithëpërfshirëse e emancipuese."
Leonida Molliqaj, kryeredaktore e platformës QIKA"Duhet të punojmë që të rinjtë e të rejat LGBTIQ+ të ndihen të sigurt, të pranuar dhe të përfshirë në shoqëri."
Agon Rexhepi, aktivist"Duhet të reformohet mënyra se si mbahen dëgjimet publike buxhetore sepse ato vazhdojnë të përjashtojnë gratë dhe vajzat, interesat e të cilave nuk reflektohen në buxhet."
Donjeta Morina, eksperte e buxhetimit gjinor
Kosovo 2.0
Kosovo 2.0 është organizatë e pavarur mediale, ndër të parat e këtij lloji, e cila e përfshin shoqërinë në diskutime thelbësore. Me anë të revistave të shtypura dhe online, me anë të debateve e nismave avokuese, përkushtohemi të paraqesim sa më qartë zhvillimet aktuale në Kosovë, në rajon e më gjerë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.