
Një vit që nga lëvizja më e madhe studentore në Serbi
Si shembja e një çatie nxori në pah çarjet e thella që shtrihen në tërë vendin.
|2025.10.30
|
Edhe në krahasim me demonstratat historike të studentëve të vitit 1968, protestat e para politike masive në Jugosllavinë socialiste, lëvizja aktuale studentore në Serbi është më e madhe, si për nga shtrirja, ashtu edhe nga përmasa.
Studentët vetëorganizohen përmes takimeve, mbledhjeve të hapura që zhvillohen në çdo fakultet, ku secili ka të drejtë të flasë, të propozojë ide dhe të votojë për vendime.
Kam qarë pothuajse çdo ditë teksa shihja skenat e solidaritetit dhe bashkimit – të moshuar që ofronin lëngje e ëmbëlsira, që ndoshta ishte e tëra çfarë kishin, për studentët që kalonin nëpër fshatin e tyre.
Gratë në protesta, përveç dhunës fizike, u përballën edhe me forma të veçanta të frikësimit seksual.
Hapësira brenda protestave jo gjithmonë ka qenë e sigurt për të gjithë ne, dhe as vetë lëvizja nuk ka qenë imune ndaj homofobisë, nacionalizmit dhe retorikës nacionaliste.
Thirrjet nacionaliste në protesta – përfshirë fyerje dhe brohoritje duke u thënë policëve “Shkoni në Kosovë!” – shpërfaqën sa thellë është rrënjosur urrejtja etnike në shoqëri.
Pikëpamjet e njerëzve ndryshohen përmes ndërveprimit me mjedisin dhe komunitetet e tyre. Lëvizja ka nxitur një proces të "ri-mësimit se si të jetojmë së bashku" dhe si të angazhohemi me "tjetrin", gjë që nuk është diçka e lehtë.

Ivana Jovanović
Ivana Jovanović është studente e nivelit master në të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare dhe të Drejtën e të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit. Aktualisht punon si menaxhere projektesh në Institutin e Diversitetit të Medies për Ballkanin Perëndimor dhe është angazhuar në përpjekjet për ndërtimin e paqes dhe pajtimit me Iniciativën Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.
Eksploro më shumë
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.