
“Nuk jam pemë që të lëshoj rrënjë”
Shqiptarët nga Greqia, që po shpërngulen në Mbretërinë e Bashkuar, një fazë e re e migrimit shqiptar.
|2025.05.22
Shqiptaria si pjesë thelbësore dhe shpesh e shpërfillur e shoqërisë bashkëkohore greke

Ilustrimi: Dina Hajrullahu / K2.0.
Çka nënkupton të jesh shqiptar/e nga Greqia që jeton në Britani?
Deri në vitin 1997, nuk pati rrugë të qarta ligjore për ta fituar statusin e rregullt, që nënkupton se emigrantët/et nuk kishin qasje në kujdesin shëndetësor publik, shërbimet sociale apo mbrojtje ligjore në vendin e punës.
Krahas kërkimit për mundësi më të mira pune, migrimi i dyfishtë drejt Mbretërisë së Bashkuar erdhi po ashtu si mënyrë për të shpëtuar nga diskriminimi dhe ksenofobia që kishin përjetuar në Greqi.
“Unë nuk flas vetëm në njërën gjuhë, siç thanë edhe të tjerët. Është përzierje e shqipes me greqishten. Askush nga të dyja anët, nuk na kupton kur flasim”, tha ai.

Ilustrimi: Dina Hajrullahu / K2.0.
Gjuha, referencat kulturore dhe origjina e përbashkët janë tregues të rëndësishëm të identitetit, por nuk mjaftojnë vetëm ato për të mbajtur marrëdhënie shoqërore të ngushta.

Rexhina Ndoci
Rexhina Ndoci është ligjëruese në departamentet e Gjuhësisë dhe Anglishtes në Universitetin Shtetëror të Ohajos, ku ka përfunduar edhe doktoraturën në gjuhësi. Ajo ka specializuar në sociolinguistikë, duke shtjelluar në mënyrë sasiore dhe cilësore rolin që gjuha luan në ndërtimin e identiteteve etno-racore. Ligjëron lëndët që ndërlidhen me marrëdhënien mes gjuhës dhe kulturës, racës dhe etnicitetit, si dhe drejtësisë sociale.

Petros Karatsareas
Petros Karatsareas është profesor i asociuar në fushën e Multilinguistikës dhe Kontaktit Gjuhësor në Universitetin e Westminsterit në Londër. Ka specializuar për sociolinguistikën e shumëgjuhësisë, me fokus ideologjitë, praktikat dhe hierarkitë gjuhësore në kontekste migrimi dhe të diasporave, veçanërisht në komunitetet greqisht-folëse të Londrës. Kërkimet e tij bazohen në etnografi dhe angazhohet nga afër me grupet e margjinalizuara, duke analizuar mënyrën se si gjuha ndërthuret me diskriminimin, identitetin dhe edukimin komunitar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.