
Nuk mund t’i japim fund femicidit përmes ndëshkimit
Sa herë që një grua vritet në Kosovë, kërkojmë dënime më të ashpra. Por, çka nëse gjatë gjithë kësaj kohe kemi shtruar pyetjet e gabuara?
Pavarësisht nëse autori dënohet me 20 apo 30 vjet burg, apo me burgim të përjetshëm, gruaja që ai ka vrarë nuk kthehet më.
Mendoj se duhet të zhvillojmë një diskutim veçanërisht të zorshëm për rolin e QPS-ve dhe profesionistëve të përfshirë në mbrojtjen e viktimave.
Na duhen profesionistë që i kuptojnë dinamikat e dhunës në familje, që dinë të dallojnë rastet e detyrimit dhe të vlerësojnë rrezikun, që janë në gjendje të ruajnë pavarësinë profesionale dhe që e kuptojnë se përgjegjësia e tyre është mbrojtja e viktimave.
Nëse ajo nuk ka të ardhura, banesë dhe mbështetje të mirëfilltë, çfarë alternativash në fakt po i ofrojmë?
Pse jemi kaq të përqendruar t’i mësojmë vajzat se si të mos bëhen viktima, në vend që t’i mësojmë djemtë se si të mos bëhen ushtrues të dhunës?
Kosova do të përfitonte nga krijimi i një mekanizmi të pavarur dhe shumëdisiplinor, të përkushtuar për shqyrtimin sistematik të rasteve të femicidit dhe zhvillimin e qasjeve për parandalimin e tij, të bazuara në dëshmi.

Furtuna Sheremeti
Furtuna Sheremeti është kriminologe dhe studiuese e së drejtës, e specializuar në krimet shtetërore, dëmet e shkaktuara nga shteti, drejtësinë tranzicionale dhe të drejtën penale ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studimet master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oksfordit dhe është në përfundim të doktoratës në Universitetin KU Leuven në Belgjikë. Ajo ligjëron në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe shërben si konsulente ligjore e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.
