
Pa punë ose pa kontratë
Gratë në Kosovë vazhdojnë të përjashtohen nga tregu i punës.
Amësia, në veçanti, shpesh shënon momentin kur punësimi bëhet i pasigurt.
Mënyra se si është strukturuar aktualisht pushimi i lehonisë nuk ndikon vetëm në punësimin e grave të reja, por shpesh krijon presion edhe tek ato që tashmë janë pjesë e tregut të punës.
“Nëse po përballemi me rënie të natalitetit, zgjidhja nuk është t’i mbajmë gratë në shtëpi. Shumë prej tyre kanë përfunduar arsimin dhe pastaj stimulohen të qëndrojnë jashtë tregut të punës përmes politikave sociale”.
Saxhide MustafaDemolli dhe Mustafa thonë se këto politika janë zbatuar paralelisht me një boshllëk tjetër të rëndësishëm, atë të mungesës së investimeve të mjaftueshme në infrastrukturën e kujdesit për fëmijët.
Punëtorët në sektorin joformal zakonisht punojnë pa kontrata, pa stabilitet në punë, pa orar të përcaktuar dhe pa mbrojtje sociale.
Integrimi i grave në tregun e punës nuk varet vetëm nga aftësimi profesional, nëse nuk shoqërohet me infrastrukturën e nevojshme sociale, mungesa e së cilës e bën të mundur punën.

Dafina Halili
Dafina Halili është gazetare e lartë në K2.0, e cila mbulon kryesisht çështje të drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut. Dafina ka kryer studimet master në drejtimin e diversitetit dhe mediave në Universitetin e Westminster në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.