
Për ne queers, Bubble Pub është më shumë se një bar
Hapësirat e reja queers sjellin shpresë, por frika nga diskriminimi vazhdon të jetë e pranishme.
Qytetet më të afërta me lokale dedikuar komunitetit queer janë Beogradi dhe Selaniku, secili të paktën katër orë larg me veturë. Tirana dhe Shkupi nuk kanë asnjë të tillë, gjë që e bën ekzistencën e tij këtu një fitore të jashtëzakonshme.

Bubble Bar, i vendosur në një rrugë të qetë, pak metra larg kafeve të rakisë.
Konservatorët i paraqesin personat LGBTQ+ si të pamoralshëm ose si importime të huaja dhe sikur nuk mjaftohen vetëm me keqpërfaqësimin e tyre; ata e thellojnë armiqësinë publike dhe krijojnë një mjedis ku çdo devijim nga normat tradicionale trajtohet si dështim moral.
Ka momente kur do të doja që dukshmëria të ishte e pashmangshme, që të qenit queer të mos mund të fshihej.

Ms. Fenixa duke performuar në Bubble Pub, një hapësirë që mirëpret artistë queer dhe jo-queer.
Ka pasur kohë kur nuk e imagjinoja dot që në Prishtinë të ekzistonte një bar queer, e aq më pak ta shihja atë të bëhej shtëpia ime e dytë.

Duggi Nokaj
Duggi Nokaj ka studiuar për një vit në shkollën e gazetarisë “Faik Konica”. Mban diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, që përqendrohet në kontabilitet, nga Florida Atlantic University. Atij i pëlqen të udhëtojë, të lexojë dhe të kalojë kohë me familjen dhe shoqërinë.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.