
Financimi i partive politike në Kosovë
Lidhja klienteliste në mes të partive politike dhe bizneseve.
|2017.06.02
|
Për katër vite financat e partive politike nuk janë audituar, derisa kanë kaluar dy palë zgjedhje të përgjithshme në Kosovë prej atëherë.
Hulumtimi tregon se financuesit e PDK-së, që për shtatë vite drejtoi Qeverinë e Kosovës, janë në krye të listës së përfituesve nga tenderët publik.
Partive politike u kërkohet me ligj përpilimi i një liste të veçantë të të gjithë donatorëve që ofrojnë shërbime apo mallra për institucionet publike, por sipas raporteve të auditimit, partitë nuk e përfillin një kërkesë të tillë.
Mos përzgjedhja e auditorëve për auditim të financave të partive politike konsiderohet shkelje e dispozitave ligjore nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Arton Demhasaj
Arton Demhasaj – është Drejtor Ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Çohu!”, një nga think-tank me të shquara në Kosovë sa i përket politikave publike. Arton Demhasaj mban dy diploma BA në shkencat politike dhe jurudik, nga Universiteti i Prishtinës. Gjithashtu është magjistër në shkencat politike dhe po vazhdon magjistraturën në drejtimin juridiko-penal.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.