
Punëtorët shëndetësorë në mes të pandemisë dhe neglizhencës së kahmotshme qeveritare
Shpërthimi i fundit i pandemisë COVID-19 risjell në fokus neglizhencën dy dekadëshe të institucioneve qeveritare ndaj sektorit shëndetësor.
|2021.09.13
|
Ndërkohë që kriza e shëndetit publik filloi të shpaloset me shpërthimin e sërishëm të pandemisë, vëmendja u kthye edhe drejt punës së punëtorëve shëndetësorë të stërngarkuar, për të cilët vera edhe ashtu nuk kishte qenë kohë pushimi.
“Në dy javët e fundit të gushtit, një infermiere është kujdesur për 25 deri 30 pacientë, duke e pasur të pamundur të ofrojë shërbime cilësore”.
Naser Rrustemi, kryetar i Odës së Infermierëve"Vitin e kaluar gjatë pandemisë u larguan tre anesteziologë nga QKUK-ja. Menjëherë filloi kriza, për tre mjekë. Çka nëse edhe të tjerë ikin? Komplet sistemi bllokohet”.
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve“Kërkesat nga infermierët janë që qysh tani të fillojmë me protesta e të vazhdojmë me grevë, mirëpo ne do të presim deri në uljen e rasteve të infektimeve në vend”.
Pëparim Berisha, kryetar i Sindikatës së InfermierëveFederata e Sindikatave të Shëndetësisë i kishte dhënë afat deri më 13 shtator qeverisë t'i adresojë kërkesat e tyre.

Lirika Demiri
Lirika Demiri është ish-gazetare në K2.0. Ajo i ka mbaruar studimet universitare për sociologji në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet master për gratë, gjininë dhe seksualitetin i ka kryer në Universitetin Ohio State në ShBA.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.



